Jump to content
Veriu Forum

Simba

Admin
  • Content Count

    487
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    1

Everything posted by Simba

  1. Nuk mund te jeshe i lumtur perhere as i merzitur gjithmone.S'ka kuptim..... Humori ndyshon shpesh,ne varesi te rrethanave,casteve,jetes ne pergjithesi,shendetit,parase,dashurise etj. Un tani per tani ehhhhhhhh....
  2. Keshtu e pyeta dhe un nje here un nje profesor timin ne fakultet.......ai me tha: Nqs 'ti' do vrasesh nje person qe ka vrare dike ai qe ka vrare ai prape nuk do ngjadhet,vec se ti do ti shtosh botes nje viktime me shume.Duke qene njeriu qenia me e rendesishme ne bote duhet te minimizojme mundesi e vdekjes. Ne kete rast behet fjale per nje bote ideale qe vrasja te mos egzistoje...por a arrihet ! Kaini vrau Abelin ne jemi pas-ardhes te tyre
  3. Te pershendes me "antenen brenda familjes"
  4. 1-Kjo teme vlen per 18 vjec e poshte. 2-Mendoj se duhet te jesh siper te 18-tave.(je ok) 3-Ka rendesi me ke e hum dhe ne cfare rrethanash.....(kjo vlen me shume per femrat) 4-Kjo teme ska lidhje me mua... :tongue:
  5. Galiani ne ankth per milanin.Objektivi eshte Laci.......... Galiani kishte dite qe po pregadiste festen e madhe per rikthimin e milanit,por humbja me zyrihun ja ndryshoje teresisht planin. Pas disa humbjeve dhe barazimeve ne kampionat kishte menduar qe me championsin ti kthente fetyren milanit. Perpara sfides me Zyrihun i kishte marre te gjitha masat. Gjygjtarin e kishte porositur qe nqs eshte ne veshtersi Milani ne fund te 90 min te japi 10 minuta shtese.Dixhejt te stadiumit i tha-mbaje volumin lart me muziken e champions ne menyre qe te emocionosh ekipin. Keshtu e nisi ndeshjen i krekosur per fitore. Berluskoni e priste diku rrotull afer stadiumit pasi para ndeshjes i tha Galianit: -Mua me dergo fjale qe te vi ne stadium vetem nqs e shikon qe po fitojme,perndryshe nuk vi un te felliq veten. Ndeshja filloi........berlusskoni priste thirrjen e galianit qe te shkonte ne stadium. -Hey Adriano si po shkon rezultati...? te vi apo jo ???!! Lere lere fare,po humbasim,po na bejne pordhe fare,edhe golin na e bene me finte..... C'fare......!!!!-tha-berluskoni nga ana tjeter,duke leshuar nje va fanccuolo dhe iku... Galiani priste me ankth golin e barazimit por s'erdhi qe s'erdhi megjithe afro 10 minutat shtese qe u dha gjygjtari per lemoshe sipas marveshjes. Pas ndeshjes i vershuan telefonatat.I pari qe mori ishte Rezart Taci. Taci-Adriano me vjen keq per humbjen,mendoj se duhet te permirsoheni....... Galiani-Leri more keshillat ti por puno per te mbledhur ndonje lek qe te organizojme ate trofeun ne tirane qe te mos ngelim pa gje ne fund se na mori lumi. Taci-Me thene te drejten galiano kete po mendoja dhe un,por ne ndryshim me vitet tjera them qe kete vit kundershtare te keni Laci-n. Galiani-Kush eshte ky laci mo loqe.. Taci-Eshte nje skuader e sapo ngjitur ne super-ligen tone..... Galiani-Po pse me lacin ,luajme me kombetaren tuaj... Taci-JOOOO absolutisht jo,sepse s'te siguroj dot me per fitoren kesaj rradhe se e beme balte.... Galiani-Maaaa perche a laci alora.??? Taci-Shiko,e para Laci eshte nje skuader e dobet dhe trofeun e keni te sigurte.E mbaj mend nderhyri-galiani,eshte ajo skuadra qe ka hyre ne rekordin "Guines" qe e mbaroi kampionatin me vetem dy pike para ca vitesh.... Taci-po po,ajo eshte dhe qe po ju thoja ju se duhet te ikni patjeter atje pasi ne kete qytet eshte nje vend i shenjte.Kisha e LACIT-quhet. Ju me qenese jeni dhe katolit duhet te shkoni pasi ndoshta u ben derman dhe permiresoheni..... OK Xarto-do ta mendoj si oferte qenka goxha interesante. Pasi mendoje se i mbylli telefonatat svonoje dhe ja behu djali i berluskonit Luiggi, qe eshte edhe drejtues i medjave. Po tani cte bejme more kokerruar,u kam thene gazetareve te pregadisin sa e sa kronika per rikthimin e milanit te madh.Ju shkoni e na beni "surpriza" te tilla,c'ishte kjo ?Po tani c'tu themi njerzve?Per cfare lufton tani milani? Galiani e degjoi i heshtur dhe i tha ne fund- Degjo tani e mbrapa do u thuash qe milani ka si objektiv te sezonit "kupen e italis" se skemi b... per me shume kupton. ...dhe ja mbylli telefonin luiggit per ta fikur fare pasi telefoni nuk rreshte se reni nga "urimet" e shumta qe vinin nga kater anet e botes.........
  6. Milani PA DYSHIM :tongue:
  7. GALIANI I QETE PAS BARAZIMIT ME BARIN. Galiani dje pasdite vendosi te permbahej.... Si zakonisht e mori Berluskoni ne telefon... He mo figure si doli ndeshja me barin se po masturboja me fotot e Michele Obbames....ma hoqi trurin fare. -I thashe Barakut-Nuk eshte Grua per ty kjo...! jooo. Po he nje here sa dolem -? Pyeti Berluskoni me kureshtje..... C'te them-i tha Galiani-sikur s'te shkon ne mendje se cfare skuader m... kemi ne. Pse humbem-i tha Belusskoni ?? Jo jo aty-aty...barazuam pa gola. Po ec oo mos ca koken un thashe se kemi humbur se ateher do ishte pak dh... muhabeti,barazim eshte shkelqyeshem Ti e di -i tha Berluskoni-Ne luftojme vec per champions.Ja do rrahim Zyrihun te merkuren dhe do u themi te gjitheve.U kthye Milani i MADH ! Do i them dhe cunit ta fryjne pak ne media dhe harrohet ky mut barazimi.... Po mo po harrohet ky- por nuk harrohen te tjerat,humbja ne Derbi,humbja ne Udine,loja e shemtuar.....-u ankua Galiani Nuk e ke keq ti.....-Reflektoi berlusskoni.... Ke pare per ndonje trajner tjeter ta heqim qafe kete Leonardon-pYeti presidenti. Po ja telefonova nje here ate Juande Ramos (ish-trajnerin e Realit) po me tha:Jeni klub m....,nuk felliq veten me ju. Preferoj te shkoj tek CSKA Moska me mire se sa te vi tek ju. Te marrim Spaletin ?-tha berlusskoni. Ai trajner i mire eshte,por mbaj mend qe me tha nje here nuk vij tek ju sepse nuk pranoj te ma bej njeri formacionin. Mire galiano mire-vazhdo me kete leonardon skemi cte bejme.Shyqyr qe te pashe te qete njeher pas nje deshtime se perhere uleret nje jave rresht. U mesova dhe un- tha galiani-Skam cte them.As albitrat spo bejne ndonje gabim qe t'ua hedh fajin atyre per sezonin e keq.Se vitet tjera keshtu ja beja,ja hidhja fajin sa albitrave,sa shtyllave e sa fushave te keqija skuadren e nxirrja te lare.Tani s'i ha me njeri keto.Plus qe dhe keta dobicat u mesuan keq me justifikimet e mija. Ska gje-i tha berluskoni-shifemi te merkuren ne stadium,se do vi dhe un.Oooo cne i tha Galiani ? Po ti e di se un jam njeri me mentalitet fituesi-shkoj vec kur e di se fiton skuadera....edhe kur humbasim shkoj e festoj me ata qe na mundin. Keshtu pra-ti bejme zbor zyrihut te merkuren dhe bejme feste nje jave rrjesht. Nje jave s'bejme dot- tha Galiani-se te djelen e kemi me atalanten e si dihet si dalim. ok-ok Hajt-ciao-ciao
  8. Simba

    CHIT_CHAT

    07:20-Zgjimi 08-09-Rruga per ne pune & kafja e mengjesit 09-15-Pune.....para kompjuterit,facebook,veriu portal,informacione,ndonje pune te vogel pune,ndonje zenke te vogel me koleget.kaq ! 15-16-Rruga per ne shtepi dhe ngrenia e drekes diku ne mencat e Q.S 16-18-Gjume,pushim. 18-20-Lexim,studim (tani qe fillon shkolla) 20-23-Futboll kur ka ndeshje ose kafe kur ska ndeshje. 23-23:30-Darka. 23:30-Gjume....enderra ect. Ky eshte nje intinerari im i perditshem i cili sjedh monotoni dhe le pak hapsira per thashetheme e gjera te tjera dhe shpesh behet dhe i bezdishem. Pershkruani dhe ju........
  9. GALIANI CAKTON OBJEKTIVA TE RINJ DHE BEHET XHELOZ PER REALIN Fillimi i dobet i kampjonatit e ka bindur Galianin se nuk mund te luftoje per titull madje as per vendin e 2. Nuk kemi gje ne terezi- i thoshte Tasotit nje dite. Barcelona na e futi keq me kete Ronaldinhon.Le qe lame lesht e kokes per ta blere,por tani na thote do le dhe futbollin...pike zeze. Po ska problem-vazhdoi reflektimin Galiani-do caktojme objektiva te reja. C'objektiva do caktosh mo ?!-i tha i cuditur Tasoti-se pe se mezi fituam me Bolonjen ne San-Siro. Lere-lere se e kam menduar un -i tha Galiani.Tani e tutje do te dal me "flamurin" se milani lufton vec per champions league dhe jo per kampionat.Keshtu do u themi dhe u mbyllim gojen. Paske gjete justifikim te bukur- i tha Tasoti. Po kush rri degjon keto mediat qe na cajne tapin cdo dite "u felliq milani aty u felliq milani ketu". Mos ca trapin-tha Galiani-mediat tona jane.I them berluskoni te ri qe kush te shaje milanin te mos i jape rrogen ne fund te muajt. Dhe kete e mbyllem.- i tha Galiani. Po ky taci do merrte Reali per trofeun ne tirane dhe s'do na merrte ne.Fol pak me te se qe se s'do na marri ne ngelem pa trofe kete vit.Se dhe ne champions nuk i dihet se do mundim kete zyrihun qe kemi ne grup dhe kaq,skemi me fuqi-tha Tasoti Ashtu ??? u nevrikos-Galiani.Ja se ja tregoj un,dhe mori ne telefon Rezartin. Galiani-He mo zarto ca ben ? Taci-Ja po punojme,po he c'po beni keni ngelur keq per para,u kam thene mi shitni mua ato aksione leshi. Galliani-Jo nuk e kam tamam aty muhabetin. Taci-Po he ku,cka ngjare ???? Galiani-Mora vesh se do na trathtosh kete vit do marresh Realin per trofeun ne tirane. Taci-Po gjynah o burre kane bere gjith ato blerje e kan len lesht,tu jap dhe atyre noj lek thashe. Galliani-Degjo ketu ca po te them,bere e nuk na more ne per trofeun,harroji aksionet tek milani,biles edhe ne San Siro sdo te le te shkelesh me. Aty tacit i iku zeri fare....nccc Ska ketu-vec ne do na marres.Si kujton ti se ne do ngelim pa trofe ne.Pastaj ku i gjen me te mire se lojteret e milanit per argetim.Ja ju sjedhim Ronaldinhon e ju ben cirk siper tavolinave-ata te realit jane si kurva ci doni...... Taci-Po mire o burre mos u nxeh se do flasim prape...ti e di se un jam i gatshem te ve ne dispozicion tuaj gjith ARMO-n ne shqiperi vec qe ju te mos ngeleni keq per para dhe trofe. Keshtu pra taco-i tha galiani- ika un se kam pak pune se po me therret berluskoni. Ciao-ciao...dhe mbylli biseden me Tacin. Keshtu tasoto pra nqs humbasim me Udinezen (gje qe eshte e sigurte se na kamundur perhere) u thuaj ne koference gazetarve se ne mendojme per sfiden me zyrihun ne champions-nuk e kemi ne mendje kampionatin.Vendin e 4 sna e ze njeri e dine vete ata.Se tani e tutje do flas vetem me ty se ai Leonardo eshte budalla fare s'merr vesh nga futbolli. Ja mi ra telefonit qepare dhe po me thoshte-thuaj Berluskonirt te ma dergoj formacionin me SMS se me duhet te dal ne koference per shtyp.Eshte budallah fare. Mire galiano ika un mire ciao-ciao dhe u ndane qetesisht pa bere ze.
  10. Problemet mbeten të njëjta, aktorët gjithashtu. Protestat janë si gjithmonë plot gjalleri. Fytyrat e disa policëve të vendosur para selisë së zbrazët të EULEX-it u vrenjtën disi në orën 2 pasdreken e së hënës. Pak metra më tutje, hipur mbi një kamion, Albin Kurti foli për ta: "Njëzetepesë nga shokët tanë në këto çaste po merren në pyetje pasi janë rrahur nga policia e Kosovës", tha ai. "Janë po të njëjtët policë që i arrestuan për shkak se përmbysën 25 makina të EULEX-it. Janë po këta policë që sot janë vënë në mbrojtje të selisë së EULEX-it". "Të fillojmë me gurët", thirri një i ri nga turma. Oborri i selisë së EULEX qe tërësisht i zbrazët dje, dukej sikur e gjithë godina ishte evakuuar. Pavarësisht këtij episodi, gjithçka u mbyll në paqe në Prishtinë, ku njëzetedy organizata dolën në një demonstratë. Protestojnë kundër misioneve ndërkombëtare, misionit të BE-së, kundër Kryeministrit Hashim Thaçi, Presidentit Fatmir Sejdiu dhe natyrisht edhe kundër kreut të opozitës, Ramush Haradinaj. Oratorët u ngritën mbi një kamion që ishte parkuar para hyrjes së selisë së EULEX-it pas një udhëtimi dyorësh nëpër rrugët e Prishtinës, shoqëruar nga një turmë prej disa qindra vetash. Një gjysmë ore më herët, duke mbajtur në duar copa letre në format A4, ku qe shkruar "Keni rrejt", protestuesit thirrën me bokse të mëdha "Jeni hajni", para zyrës së Kryeministrit Thaçi. Sipas politikanëve në Prishtinë, të hënën priteshin jo vetëm protesta, por edhe dhunë. Dhuna në fakt nuk ndodhi. Qeveria e interpretoi protestën thjesht si një sfidë politike dhe i mëshoi idesë se në të morën pjesë pak qindra vetë. Protestë shumëngjyrëshe pa flamur Kosove Vetëvendosja është e njohur për protesta "të bukura" nëse mund të quhen kështu. Aktivistët e saj janë angazhuar në qindra beteja të vogla, si rishkrimi i parullave nëpër mure kur ndërkombëtarët i mbulojnë me bojë apo në demonstrime edhe më agresive, si shkatërrimi i makinave të ndërkombëtarëve. Parullat janë me të vërtetë të goditura: "Hashimi, edhe i bukur, edhe tradhtar", shkruhej në një prej tyre. Por në protestën e së hënës, ai që dukshëm mungonte ishte flamuri i ri i Kosovës. Pjesëmarrësit në protestë nuk e pranojnë atë flamur dhe as të ashtuquajturin "identitet kosovar". "Mos më thoni kosovare, unë jam shqiptare", na thotë Krenare Krasniqi, një prej aktivisteve që shpërndan broshura nëpër rrugë. Në protestë u bë thirrje edhe për "Shqipëri etnike". Ideja duket se po kthehet me shpejtësi në Kosovë pas një periudhe të shkurtër përgjatë së cilës pavarësia e 17 shkurtit 2008 u duk se ia zgjidhi problemet. Si rrallëherë, protestuesit bënë thirrje të drejtpërdrejtë për dorëheqjen e Kryeministrit, pasi, sipas tyre, qeveria e Kosovës nuk protestoi dhe e uli kokën kur misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi dhe shkëmbimi informacioni në fushën e policisë me qeverinë e Serbisë. Një debat i gjatë dhe i koklavitur u zhvillua gjatë javëve të fundit nëse EULEX kishte autoritet të nënshkruante marrëveshje ndërkombëtare në emër të Kosovës, apo nëse nënshkrimi i një protokolli të tillë qe i rëndësishëm, alarmant, i mirë apo jo aq i rëndësishëm. Ndërkombëtarët thonë se është njëkohësisht i mirë dhe i parëndësishëm. Por për disa në Kosovë, një hap i tillë shkon kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe jo vetëm kaq. Gjeopolitikë e realpolitikë Pas marrjes së pavarësisë, Kosova duket se gjendet në një çast kritik. Për Serbinë, Kosova është një problem dytësor i politikës së brendshme. Dhe Bashkimi Europian duket se po bën çfarë është e mundur për kapërcimin e këtij problemi. Për më tepër, BE ka interesa konkrete dhe të rëndësishme në Serbi, ndërkohë që ka vetëm një interes në Kosovë, ka interesin që të mos shpërthejë dhuna. Por nga ana tjetër, Serbia për Kosovën mbetet problemi kryesor. Një pjesë e vendeve të BE-së nuk e njohin Kosovën e pavarur e për pasojë Kosova nuk ka shans të dalë nga statusi i protektoratit ndërkombëtar për të hyrë në rrugën e heqjes së vizave e integrimit në BE e në NATO. Serbia nuk është thjesht refuzuese pasive e pavarësisë së Kosovës. Ajo financon struktura paralele, lufton kundër pjesëmarrjes së Kosovës në aktivitete rajonale e ndërkombëtare, shkurt bën ç‘është e mundur për t‘i prishur punë. Për më tepër, me zbatimin e paketës "Ahtisaari", Serbia ka marrë atë që ka kërkuar nga Kosova, por pa pranuar të paguajë diçka në këmbim. Sipas udhëheqësve të Vetëvendosjes, Serbisë iu nevojit tashmë një marrëveshje bashkëpunimi policor me "fqinjët" e vet, sepse në këtë mënyrë plotëson kushtet për liberalizimin e vizave. EULEX e pranoi ta nënshkruante një marrëveshje të tillë. Qeveria e Kosovës e kundërshtoi, por në fund uli kryet. Në total, një marrëveshje e tillë sjell përfitim për Serbinë, por jo përfitim për Kosovën. Shkurt, si në rastin e planit "Ahtisaari", Kosova po plotëson ekzigjencat e Serbisë dhe Serbia vijon të jetë problemi kryesor i shtetit të ri. Ndërkombëtarët me kulturën e kompromisit po bëjnë ç‘është e mundur, por presioni i tyre ka pasur efekt vetëm në Kosovë. Thaçi ndjehet i konkurruar Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, hyri në një debat indirekt me udhëheqësin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, gjatë ditëve të fundit. I sikletosur si kurrë më parë nga protestat plot ngjyra nëpër rrugët e Prishtinës, Thaçi hodhi dorashkën e sfidës. Sipas tij, Vetëvendosja duhet ta lërë politikën e rrugës dhe të hyjë në garë me të në zgjedhje. Udhëheqësit e shoqërisë civile u ndjenë keq nga kjo sfidë. "A e dëgjuat se çfarë tha Kryeministri?", e pyeti turmën Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës. "Ai po na tregon se Kosova nuk ka nevojë për shoqëri civile". "Thaçi mendon për zgjedhje dhe vota, sepse në këtë mënyrë bën pare", tha Albin Kurti. Pavarësisht se sa vetë morën pjesë në protestën e së hënës, Vetëvendosja po bëhet një lëvizje gjithnjë e më e fuqishme. Bashkë me të, tashmë janë bashkuar edhe njëzetedy organizata të tjera. Aktivizmi i tyre ka vënë në siklet edhe vlerat e pathyeshme perëndimore të lirive të njeriut. Fajin e ka media Ndërkombëtarët, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, duket se po shqetësohen gjithnjë e më shumë për atë që mund të quhet "roli destruktiv i medias". "Jeni ju gazetarët që nuk e shihni progresin. Vjedhje ka, por ka edhe progres", u thoshte gazetarëve të Tiranës një prej vëzhguesve të zgjedhjeve të 28 qershorit. "Mendoj që kjo çështja e protokollit ka mundur të trajtohet që nga fillimi ndryshe, nga të gjithë", komentonte ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për gazetën "Koha Ditore". "Media po e bën punën e vet, pajtohem. Media e lirë është e lirë dhe liria e medias është mbi të gjitha. Por media ka edhe përgjegjësinë që përveç se të merret me temën e ditës, si institucion ka për obligim orientimin e shoqërisë nga axhenda e vërtetë". Shqiptarët dhe ndërkombëtarët Shumë prej shqiptarëve, si në Shqipëri, si në Kosovë, "vuajnë" nga sindromi i luftës humanitare. Ka që besojnë se qëndrimi agresiv i "Vetëvendosjes" kundër ndërkombëtarëve nuk është kaq pozitiv përballë faktit se qenë pikërisht ndërkombëtarët që i dhanë lirinë Kosovës. Për më tepër, ndërkombëtarët garantojnë rendin dhe sigurinë si në Kosovë, si në Shqipëri. Ndërkombëtarët në një farë mase "garantojnë" lirinë e shprehjes dhe të protestës përballë politikanëve që kanë dëshmuar se janë në gjendje të bëjnë gjithçka, përfshirë edhe të burgosin njerëz. Përgjigjen për këtë e mori përsipër me e dhënë Slavoj Zizek, një filozof dhe psikoanalist nga Sllovenia, i mirënjohur në Europë: "Kjo është sjellja e zakonshme e liberalëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut e të tillë në Perëndim, të cilët i pëlqejnë të tjerët për sa kohë ata janë viktima pasive. Por kur këta të tjerë duan të marrin fatin e tyre në duar, atëherë dyshohen menjëherë për nacionalizëm, fondamentalizëm etj.", tha ai i intervistuar nga televizioni publik i Kosovës. Sipas Zizek, shqiptarët duhet të veprojnë në mënyrë bruske dhe të vendosur në një situatë të tillë: "Thjesht bëni gjëra që mund të gjenerojnë rezistencë. Për shembull, hapni de facto kufijtë me Shqipërinë. E dini se Perëndimi i parapëlqen kufijtë e hapur. Atëherë bëjeni dhe ju. Në një situatë të tillë, mund të vendosni kushtet tuaja". Zizek është bindës. Shumë analistë në Tiranë e në Prishtinë besojnë se "Vetëvendosja", një zë agresiv, është i nevojshëm për të krijuar presion. Por ka gjasa që një lëvizje e tillë nuk mund të krijojë presion të mjaftueshëm sa të zgjidhë problemet e Kosovës. Ballkani po zjen Problemet në Ballkan po kthehen me forcë. Përveç shqetësimeve në Kosovë, ndërkombëtarët, të cilët më së shumti janë europianë, po përballen me trazira në rritje në Maqedoni e Bosnjë. Në Bosnjë, udhëheqësit politikë vendas e kanë zhytur federatën në kriza të vazhdueshme politike e po flasin vazhdimisht për luftë e për ndarje. Pesëmbëdhjetë vjet pas lufte, gjërat në Bosnjë nuk po ecin fare. Papunësia është në nivel të tmerrshëm, institucionet shtetërore nuk funksionojnë. Vendi mbetet shumë i varfër. Myslimanët e Bosnjës mbetën jashtë liberalizimit të vizave dhe po ndjehen shumë të persekutuar. Maqedonia gjendet në një situatë pak më të mirë, por problemi i saj tashmë historik, Greqia, nuk ka zgjidhje. Marrëveshja e paqes në Ohër mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kthyer në një diskutim të mërzitshëm për vende pune. Marrëveshja nuk u ka dhënë shqiptarëve dinjitetin dhe përfaqësimin e premtuar në këtë shtet, megjithëse përpjekjet kanë qenë të shumta nga të dyja palët. Ndërkombëtarët kanë dështuar një herë në Ballkan kur reformat e Perandorisë Habsburgase në Bosnjë dështuan në krijimin e një vendi të qetë e me mirëqenie, ndërsa Maqedonia, pika e dytë e nxehtë e "Problemit të Lindjes", u zhyt në kaos. Kjo ndodhi në fillim të shekullit të kaluar. Integrimi europian është parë si ilaçi i vetëm i disponueshëm për këto probleme, por në këtë pikë është vetë një pjesë e Europës që shkakton probleme. Nga vetoja e Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, te dështimi i Europës për të bindur Serbinë në pranimin e realitetit të Kosovës, e së fundmi me izolimin prej vizave të shqiptarëve e boshnjakëve, paralajmërimet për katastrofë janë të shumta. Sipas ish-administratorit të Bosnjës, Paddy Ashdown, nëse nuk vijohet me integrimin, Ballkani do të shkojë drejt fragmentarizmit. Në fund, Kosova Shteti më i ri në Europë ka shumë pak gjëra të qarta. Është vendi më i varfër në kontinent dhe përveç kësaj është larg detit, ka nivel shumë të ulët prodhimi të brendshëm e mbijeton falë të ardhurave nga emigracioni. Por "prodhimi" i emigrantëve të rinj bëhet një proces shumë i kushtueshëm dhe i vështirë në kuadër të mungesës së liberalizimit të vizave dhe bllokimit të kufijve. Në Kosovë sot ka 200 mijë të punësuar me një pagë mujore në 2 milionë banorë. Të rinjtë e papunë, apo ata që shkojnë në shkollë, janë mjaftueshmërisht të shumtë e të mërzitur dhe "lënda e parë" për protesta është e bollshme. Që prej të gjitha kohërave, Perëndimi ka besuar se ekonomia e dobët është ajo që e çon Ballkanin në trazira dhe përpjekje të konsiderueshme janë kryer që kjo situatë të ndryshojë. Por Ballkani mbetet në vendnumëro. Kosova mbetet në vendnumëro. Asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Kosova ka fituar nominalisht pavarësinë.
  11. O shume mire kjo gje.Sepse ne shqiperi po mbaron shkolle turli dhoj njerezish. Pra se prape "miku" do vazhdoje te beje punen e tij por gjithsesi eshte nje fare site.
  12. Mirsevjen Armana ! Veriu portal eshte forum i gjith shqiptareve.Shpresoj te ndihesh dhe t'ia kalosh mire ne gjirin tone.
  13. varet ca quan ti izolim mer yahoo...Un mendoj se dikush duhet te martohet kur te jete i gatshem per ta bere nje gje te tille.Me fjale tjera duhet te jesh i perqendruar te familja dhe jo tek qefet etj.Pastaj nje cift duhet te funksionoj ne menyre kolegjiale.Te drejtat e dy personave behen nje. Un psh nuk fejohem se nuk jam gati dhe pak(kam pune mor vlla :D )...dua te bej qef dhe pak,te jem i lire etj etj..... Gjithsesi ti po pate ndonje mendje mos e merr me frike......pyet keta te martuarit se ka dash zoti kena plot ne forum...
  14. hehehe-asaj i thone te besh jete sheiku....po kur je bere tifoz me milanin ti...??? Ju ka infektu G3NTO me duket....Biles kam te dhena qe egziston nje nen rregulloreje ne forum e vendosur nga G3NTO qe pos qe tifoz me milanin nuk lejohet ti fusesh kembet ne forum :tongue:
  15. HUMBJA NE DERBY FUT NE AGJERIM GALIANIN... Pas fitores ne siena Galianit i ishte kthyer besimi tek milani. Sivjet do na shihni-u mburrej njerezve ne rruge...do ta fitojme kampionatin,z'do kemi me nevoje per trofeun e tacit... Por humbja e thedhe ne derby e solli me kembe ne toke Gallinin. Qe te shtunen ne darke nuk futi me gje ne goje nga inati. Shaja muntarin-thoshte me vete,po ja ku perfundova me keq... Nuk e kisha menduar nje gje te tille kurre -peshperiste me vete sa here kujtonte golin e THIAGO MOTES me 20 pasime... Te djelen vendosi te therriste leonardon. He mo figure c'na bere ashtu ?! C'te beja-i tha leonardo,aq kisha mundesi.Sedorfi me gattuson ma vonuan zevendesimin dhe aty e pesuam ne ! -u mundua te shfaqesohej leonardo i shkrete... Leri leri ato-i tha galiani po ai gol me 20 pasime pa prekur ne topin fare c'ishte ??!!! Po ti e di se interi ka lojtare......mos kerko te me shfajsohesh mua-i tha galiani dhe e zuri per veshi-po shko lexo librat atje, se nje gje se di nga puna e trajnerit... Te kam thene 100 here qe duhet te perdorish skemat e atij (berluskonit) po ti s'merr vesh. Mbaje mend-i tha galini:po nuk te hoqem edhe ty si terimin po nuk na degjove....dhe u largua te fliste me berluskonin. Po ti c'ke qe je bere si kellire keshtu ??-i tha berluskoni. Po ja mo c'te kem-tha galiani-kam 3-4 dit qe s'fus gje ne goje Po pse je ne ramazan ? -ja ktheu berluskoni-me gallate sic e ka zakon. Po c'ramazan po e pe c'na beri Interi.Nuk dal dot as ne rruge se me rrahin tifozet nga inati se shitem kaka-n. Sidomos pas kesaj humbje kane edhe me shume te drejte. Ik o mos ca trapin,leonardo i ri eshte do zeri,keshtu thuaju njerzve ti- i tha berluskoni-Mos kete vit do fitojme vitin tjeter,s'eshte problem.Po ti ik e ha, rruaju e ec e dalim te gjuajme ndonje femer se milani sbehet me skuader se ke marre vesh akoma ti. Me keto fjale i dha fund berluskoni vuajtjes se galianit te cilit ju rikthye buzeqeshja ndonese e perkoheshme.
  16. Duke marre shkas nga "gjetja" e nje alieni ne nje fshat meksikan desha te marr mendimin tuaj nese e besoni nje gje te tille apo jane thjeshte shpikue te shkences dhe te njerzimit ne pergjithes.
  17. hahahahahahahah ooooooo sa kam qesh AC MILAN vs INTERNAZIONALE FC O-4
  18. Kam vene re se shume te rinj shqiptare edhe sot e kesaj dite flasin me superlativa ndaj Enver hoxhes dhe regjimit te tij kriminal....Por ajo qe nuk kuptoj un eshte.A ja bejne pyetje vetes ndonje here si do ishte jeta e tyre nqs sot do kishim diktaturen e viteve 70 ku ajo ishte ne kulmin e saj. Si do ishte raporti juaj me internetin dhe face book. Cili do ishte raporti juaj me boten jashte. Si do ushqeheshit,vesheshit.. Cili do ishte raporti juaj me politiken dhe fene,lirine e fjales etj......
  19. GALIANI NE HADH,SHPIK GENJESHTREN FABREGAS Galiani keto dite po kalon caste te veshtira.Ne merkato nuk po levizte asgje,nga ana tjeter tifozet po egersoheshin c'do dite e me shume me te.Biles disa nga ta ishin betuar se do ja shtypnin koken po e pane gjekundi,ndaj galiani porositi truproja te reja shtese. Nuk vazhdohet keshtu- i ankohej Braida-s. Kam kaq dite qe nuk dal dot as ne ballkon te marr rreze djelli se kam frike se me rrahin tifozet. Po jo mo-i tha Braida,se ata e dine kontributin qe ke dhene ti per Milanin....... Ore ti qenke budalla fare, se pe c'me bene para ca ditesh ndersa po dilja nga milanelo.Me felliqen fare,filluan te shajne te me ofendojne ,biles njeri me dha dhe nje shqelm por shqyqyr qe nderhyjne rojet se do kish vajtur keq puna... Aty Braidas i iku fetyre nga ndollia e Galianit... Meqe paska vajtur puna keshtu po therrasim berluskonin ti themi cdo bejme se na nxorren syte tifozet...i thane njeri-tjetrit. Te nesermen lane takim ne darke,te gjith erdhen vec berluskoni -jo. Bo bo sa tall bythen ky me ne i thonin njeri tjetrit. Duke pritur presidentin vajti ora 12 e nates. Un do iki tha-Ronaldinho, se me vajti ora per ne disko. As un nuk rri me tha-Nesta se po dhemb korrizi,mua po me therret gruaja-u hodh Ambrosini,nderkohe qe favalin e kish zene gjumi mbi tavoline.... Ikni u tha Galiani -ska gje do merrem vete me kete pune ska gje,ikni shihemi ne stervitje neser.... Te nesermen gazetat u hapen me skandalin e rradhes ne shtepine kuqezi..berluskoni bojkoton Milanin I zene ne veshtersi Galianit i erdhi ne mendje nje ide- E gjeta u thoshte-Me therrisni gazetaret urgjent tani sepse do t'u them se Milani eshte nje hap larg blerjes se fabregas tek arsenal.... Po ne s'morem dot sisokhon e portos qe bente 10 milion euro-i tha Braida e jo me fabregasin qe kushton 40 milion. shshshsh-i tha Galiani se e kemi per te ulur nervat e tifozeve se ne fund te fundit vec Huntelarin do marrim e do do ua reklamojme si superblerje-jane mesuar me keto tifozet tane.. Mbane mend kur bleme Ronaldon e u thame kemi bere namin.. Po keshtu u thame vjet edhe per ronaldinhon,Shevchenkon flaminin-e qe u thame kemi blere yjet e botes por qe s'lozen as 5 ndeshje se nuk duheshin gje..... Ja,kete rradhe do ja hedhim me Huntelarin se Fabregasin ta ENDERRONI-naaaa i beri shenj me gisht galiani-braidas... I madh je plako-i tha Braida,po te mos kishim pasur ty do na kishte marre lumi me keq se na ka marre.. Po mo po i madh jam i tha-galiani po ce do se nuk me ecin gjithmone planet.Ja me mend i kisha siguruar 6 pike me Bolonian por nuk e bleu ai miku yne Taci se ja prishi mendjen Berluskoni-se di c'pati... Po vitin tjeter keni per te pare-i tha Galiani-po nuk i solla nja dhjete arab qe te blejne gjysmen e serise A dhe ateher keni per ta pare Milanin.....
  20. SQARIM ! Ka pasur shume spekullime nga ana e shtypit per vendolljen e ngjarjes jo nje here ne Zejmen e jo ne Tale...por perfundimisht ngjarja dhe autori jane nga RRILA ! Kjo nuk eshte se ndryshon ndonje gje ne kete veper te shemtuar por gjithsesi ja vlen te tregosh vendolljen e sakte....
  21. Breshka mund të ecë me 10 km në orë. Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë. Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodhen vetëm pas 10 min. Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo. DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri. Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime. Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele. Më shumë se 1 miliard tranzistorë prodhohen....çdo sekondë. Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë. 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim. Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985. Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte. Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
×
×
  • Create New...