Jump to content
Veriu Forum

Ina_84

Moderatore
  • Content Count

    483
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    3

Posts posted by Ina_84


  1. Zemra te njeriu eshte nje pompè shume e durueshme dhe besnike qe sposton nepermjet trupit me shume se 6000 litra gjak gjate gjithe jetes te nje individi.Semundjet e zemres eshte shkaku kryesor te vdekjeve ne shtetet industriale.

     

    Struktura normale

    Pesha normale e zemres varion ne baze te lartesise dhe te struktures skeletrike,afersisht ndermjet 250-300 ge tek grate dhe 300-350 gr te burrat.

    Vdekja kardiake e papritur vrte nga 300-400.000 individ çdo vit vetem ne USA.

    Vdekja kardiake e papritur quhet si nje infarkt,qe verifikohet brenda 1 ore nga zhvillimi i disa sintomave ose edhe ne mungese te ketyre sintomave.


  2. [

     

    .Pastaj vete menyra se si e humbi jeten (aksident ne 1 te nates me dashnoren)...tregon per nje person jo serioz...e te mendosh se ne shtepi sic thua ti kishte 4 femi e gruaN !!!!!!??????????

     

    Me vjen keq,por ama si moderatore dua te te them qe gjerat personale te çdokujt nuk ka te drejte askush te gjykoje.

    Nese ka qene serjoz apo ... nuk kemi deshire ti shqyrtojme ne.

    Ne po flisnim per ate ç°fare ju ka sjelle shqiptareve,sepse na dha mundesine qe nga vende te tjera te botes te shihnim çfare ndodh ne Shqip me ane te digit-alb....(MENDIMI IM)


  3. .Mos harroni se teknologjia e tij e larte kishte edhe anet e keqija sic eshte teknologjija HD (haj de finishen) e cila perdoret vetem nga 6 vende te tjera ne bote,me thoni ju kane xhepa shqipetaret te perballojne keto kosto ? plus qe per ta perdorur tani kete teknologji duhet te blesh aparat te ri te besh se sben abonim te plote 1 vjecar etj sepse perndryshe digitalbin vare ne mullare se nuk ben.e sa e sa ndyshime qe ka bere gjate kesaj kohe ne digitalb vetem e vetem per ti rrjepur nga xhepat shqiptaret.Pa harruar ketu njeanshmerin e theksuar ne thenien e informacioneve dhe poletizimin e flliqur qe mbarte ne vetvete,,,,,,,

     

    Eshte e vertete qe teknologjia e fundit kushton,por ama askush nuk eshte i detyruar qe ta bleje.Dhe per me teper ai qe e ka nxjerre kete teknologji (Paste drite)te fundit ka te drejten e fitimit te tij.


  4. Gjithkush nga ne mund te fshehi gjera te vogla,por ama kjo eshte diçka shume e madhe

     

     

    Kujt i thua gje e vogel ti :D ?

     

    Gjera te vogla psh pa rendesi....kur bej debat me ndonje,muhabete xsonale qe bej me nenen e tij...

     


  5. Me vjen keq per ate femije,por per nenen e tij aspak.

    Gjithkush nga ne mund te fshehi gjera te vogla,por ama kjo eshte diçka shume e madhe edhe pse kam degjuar raste te tilla.Dhe per ate ''baba'' qe e ka rritur ate femije me mendimin qe eshte i tij,nuk e imagjinoj dot reagimin e tij...


  6. --Normalisht,çdo person qesh 15 here ne dite.

    --Coca-cola origjinale ishte jeshile

    --Fjala''VARR''rrjedh nga greku''koimetirion''qe do te thote vend per te fjetur.

    --Shteti me % me te madhe te personave qe shkojne ne kembe per te punuar eshte Alaska.

    --Ne afrike % e personave qe jetojne ne vetmi eshte 28 %,ndersa ne ameriken e veriut eshte 38 %.

    --Prinderit me te rinj te te gjithe kohrave me moshe 8 dhe 9 vjeç jetuan ne kine ne 1910.

    --111.111.111x111.111.111=12.345.678.987.654.321

    --Zemra e karkalecit ndodhet ne koke.


  7. Sipas nje mikes sime qe punon si asistente sociale ne ndihme te grave ne Shqiperi,me tha qe me shume se 50% e grave dhunohen...

     

    Sipas jush a eshte e drejte ky diskriminim,duke qene se ato gra mund te jene motrat tone,nenat tona apo nje pjese e gjakut tone.

    Dhe pse valle kjo ndodh shume edhe pse jemi ne 2008 dhe Shqiperia po ecen goxha perpara...

     

    JEPNI MENDIMIN TUAJ....


  8. Nata finale e TF5 ishte me te vertete nje feste e mrekullueshme.Duke filluar nga tapeti i kuq ku kane kaluar te gjithe vipat shqiptare dhe 33 e konkurrentet e tf.

     

    Nje performance e shkelqyer e çiljetes dhe Stine.Nje Blerina Osaj me nje look krejt ndryshe nga heret e tjera.

     

    Disa nga çmimet qe u moren;

     

    Best Female--------------------çiljeta

    Best male----------------------Gent Bushpepa&Gledi

    Best interprete-----------------Teuta Kurti

    Best new artist-----------------Shpat Deda

    Best group----------------------Cody

    Best alternative-----------------Linda ne boten e çudirave

    Best video-----------------------Aida Hani

     

    çMIMI 10.000 EURO fituar nga BESA

    çmimi vodafone----------------Ngroba

    çmimi digit-alb-----------------Vesa Luma

    çmimi internet------------------Besa

     

     


  9. Me 4 Maj,te dielen ne mbremje live nga pallati i kongreseve ne Tirane zhvillohet nata finale e top fest 5,

    Mund te ndiqet ne kanalin TOP CHANNEL.

    Une personalisht e kam ndjekur shume dhe mund te them qe kete vit ka shume kenge te bukura duke filluar nga SOLO;

    STINE,SONI,çILJETA,BLERINA OSAJ,INGRID GJONI

    Grupet;

    QELBANIX,LRC,LIZA NE BOTEN E çUDIRAVE...

    Finalistet e etheve;

    SIMONA KARAVELLA,DORINA XERXA,XHENSILA MYRTEZAJ...

     

    Uroj qe çmimin prej 10.000 E ta fitoj me i miri...


  10. çdokush nga ne e mendon ndryshe.

    Veshja me te zeze''per nje kohe te gjate'' sipas meje eshte nje ekzagjerim i mentalitetit tone.

    Pse?

    Sepse dhimbja nuk tregohet tek te zezat.Por tani njerezit e kane paksa te veshtire ta heqin kete ''ves''.

    Nje personi qe njoh une i vdiq i jati,dhe kjo i mbajti vetem 40 dite.dhe ne qytet njerezit filluan bla bla bla.ajo vertete i mbajti 40 dite por ama dhimbjen e ka ne shpirt,edhe pse asnje nga ne nuk mund ta shohe.

    Mendoj se shumie i mbajne me shume per dynjane dhe per turp.


  11. Isha ne dyshim ta shkruaj apo jo...

    vendosa qe ta shkruaj...

     

    Per pashke isha ne Montecarlo me te fejuarin dhe familjen e tij.Duke ecur ne nje lulishte shume te bukur shohim Zotin ''NEDVED''..Edhe ndalim qe te gjithe,sepse vellai i te fejuarit tim qe eshte vetem 12 vjeç deshi te bente nje foto me te...

    E pritem,pritem...per disa min se ai po fliste ne tel.Nuk kishte njeri tjeter qe po e shikonte vetem ne..Dhe ai e pa shume mire mire qe nje femije deshte te bente nje foto me te.

    Pasi e kuptuam qe ishte e kote sepse ai s'donte t'ia dinte ikem sepse edhe ne e kuptuam qe nuk ia vlente...

     

    E dime qe eshte i famshem por ne fund te fundi eshte ''njeri'' si ne................


  12. Vura re qe asnje anetar nuk ka shkruajtur dhe dhene urimet per festen e gruas.

    Gjithsesi edhe pse pak vone

    ''JU UROJ GJITHE VAJZAVE TE FORUMIT,GEZUAR FESTEN E GRAVE'' dhe ne veçanti ''Breshkes,chicca,Isa.

     


  13. Besoj se ne shume familje shqiptare tava e peshkut dhe ajo e kosit jane pjata te preferuara.

    Pergatitja e ketyre pjatave nuk ka aspak veshtiresi por shume kujdes...

    Per taven e peshkut mund te perdoret,;;;qejfulli,krap,,,ose peshk i madh.

    TAVE PESHKU

    Perberesit x 4 persona:

    peshk i madh,6 kokrra qepe,,,salse domate,,1 luge miell,,,,4 thelba hudhra,,,kripe,, 1 luge kafe sheqer+2 luge kafe uthull

    PERGATITJA::

    Skuqim qepen,leshojme salsen e domates per 5 min.Marrim pak miell(1 luge) e shkrijme me uje nje nje gote dhe e hedhim ne tepsi,leshojme edhe kripen.

    Marrim 4 thelba hudhre i ngrijme ne copa shume te vogla dhe i perziejme te gjitha bashke,leshojme dhe 2 gota uje dhe i perziejme per pak.

    Pastaj i hedhim ne tepsi siper vendosim peshkun te lare me kujdes dhe te prere copa-copa,i hedhim pak kripe siper.

    Dhe i fusim ne furre ne temp 250' per rreth 35 min duke e pare here pas here dhe duke e kthyer peshkun dhe nga ana tjeter qe te piqet mire.

    5 min para se ta nxjerrim nga furra marrim nje luge kafe me sheqer e shkrijme me uje e perziejme me 2 luge uthull dhe i hedhim ne tepsi dhe i leme jo me shume se 5 min.

     

     

    TAVE KOSI

    per tave kosi perdoret vetem mishi i qingjit ose i pules...

     

    Perberesit per 4 persona::

    600 g mish qingji,,5 kokrra veze...3 luge miell, ,,,1 tas me kos

    PERGATITJA::

    Ziejme mishin e qingjit per rreth 15 min,e veme ne tepsi.Marrim 5 kokrra veze dhe i tundim me 3 luge miell hedhim dhe 2 garuzhde(d,m,th luge e madhe) me lengun e mishit dhe 1 tas me kos.

    Te gjitha keto i perziejme dhe i veme ne tepsi me mishin.Hedhi dhe pak kripe e piper.

×
×
  • Create New...