Jump to content
Veriu Forum

Tironcja

Antare
  • Content Count

    5
  • Joined

  • Last visited

  1. KUNDER!! Ne rastet e krimeve te renda duket qe denimi me vdekje eshte i pershtatshem per te "qetesuar" zemerimin e mases dhe keshtu per te shuar simpatine qe njerezit ndjejne me viktimat e krimit. Po si do te jete denimi me vdekje ka nje trajt definitive, por disa mendojne se dhenia e denimit me vdekje, edhe nese jane te pafajshem, eshte e pranueshme duke patur parasysh numrin e madh te njerezve te pafajshem qe shpetohen nga frika preventive e denimit me vdekje Po sido te jete denimi me vdekje eshte i pajustifikueshem, dhe kjo eshte vetem nje mbeturine e nje sistemi pritmitiv te sanksionimit ne nje nivel arkaik te zhvillimit te se drejtes, dhe si i tille eshte e papranueshme per kohet moderne, ku e drejta penale ka si qellimin kryesor mbrojten e integritetit fizik te individeve. Pra eshte nje denim barbar primitiv, dhe se duke patur parasysh se njerezit qe jane te ngarkuar te gjykojne mbi te tjeret, sado me pervoje dhe te kualifikuar, existon mundesia reale per te denuar njerez te pafajshem, sa ka ndodhur shume shpesh. Dhe keto denime nuk mund te zhbehen. Dhe gjithkush mund te pyes veten se sa efekt ka tek frikesimi preventiv te krimineleve, duke patur parasysh SHBA-ne, ku akoma ne disa shtete zbatohet denimi me vdekje, por kjo nuk do te thote aspak se ka me pak raste te tilla qe te ule kriminalitetin dhe te permiresoje rendin publik. Me gjithe zbatimin e ketyre denimeve barbare, mbetet nje nga shoqerite me te dhunshme ne bote. Dhe nuk mendoj aspak se futja e denimit me vdekje do te kete nje ndikim me pozitiv ne shqiperi.
  2. Eshte shume e veshtire per te thene ne eshte e drejte apo jo. Sepse sot vajza kerkon vetem te mbuloje koken me vone do te kerkoje qe te mbulohet e tera edhe te thote 'kjo eshte feja ime'. Lexova ne nje artikull gazete diku ku fliste per diskriminimin e fese Islame ne Shqiperi. Thonte qe besimtareve te Krishtere ju lejohet kryqi ne qafe ndersa neve jo shamia. Kjo ceshtje tashme ka hapur portat per te tilla situata, ne shkolla, neper pune etj etj. Per mendimin tim personal, shamine ne koke duhet tia lejojne ama nese kerkon qe ajo te vishet plotesisht sic ia kerkon feja e saj atehere ata nuk duhet ta pranojne ate.
  3. Tironcja

    Pershendetje

    Shume interesant forumi edhe ne radhe te pare doja te thoja urime atyre qe e kane :) Une quhem Ela, 18 vjece, Tironce, banoj ne Londer. Rastesisht tek po kerkoja per nje kenge e pashe kete website, shume shume e bukur. Miresejugjeta edhe Mireushkruashim!!
×
×
  • Create New...