Jump to content
Veriu Forum

g°n

Admin
  • Content Count

    1,311
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    2

Everything posted by g°n

  1. Ku ti marr 10 shqiptare te shquar aman... Skenderbeu Nene Tereza Ismail Qemali Gjergj Fishta Ibrahim Rugova Ismail Kadare Leka Zogu Gjon Buzuku Dora D'istria Kledi Kadiu Me falni po shoku E. Hoxha nuk eshte nje me te cilin shqiptaret duhen te jene krenare ndaj nuk hyn ne listen time te te shquarve. Nje person i shquar sipas meje quhet vetem ai qe ben dicka (ne te mire) per vendin e tij, si: shkrimtare, politikane, krere etj...
  2. "Pushime" i thenshin :D . Pak ne shqiperi, pak verdalle (jashte ndoshta)....
  3. Ku do i kaloni pushimet verore 2009
  4. kjo aq me teper kur edi rama ka deklaruar se do te leje postin e partise nese humb zgjedhjet.
  5. Thaci eshte shprehur:"Vendet islamike le te mos na njohin, e ardhmja e Kosoves eshte Europa dhe institucionet Euro-Atlantike dhe jo vendet arabe". I ndjeri Ibrahim Rugova eshte shprehur:"Mallkuar qofte dita kur turqit pushtuan trojet shqiptare". Ndoshta vendet arabe jane te deshperuara qe nuk arriten ta kthenin Kosoven ne nje shtet satelit filo-arab. Por dua te theksoj se vendet arabe kane shume probleme mes tyre dhe kjo rezolute nuk mund te funksionoje asnjehere.
  6. Nqs po flasim per natyren e femres, do na duhet shekuj e shekuj nuk do te arrinim ne nje perfundim. Dicka te tille e ka thene dhe Frojdi i cili mund te quhet njeriut qe ka studiuar me shume natyren e femres, dhe ne fund tha "Asnje here nuk e kuptova femren".
  7. Ose TV KLAN ku gjate nje edicioni lajmesh fjala "Sali Berisha" mund te permendet me shume se 40 here. Sdq nese nje media duhet te shaje dike tjetra duhet ta lavderoje. Ajo qe me ben me shume nervoz eshte se keto media qe duket hapur qe jane te majta ose te djathta dali dhe thone "Jemi nr 1 ne informacion, t shpejte dhe te PAVARUR". Ne fakt, nje media-s i kushton shtrenjt qe t'i mbaje krah nje force politike sepse edhe shikuesit largohen nese nje media censuron per arsye politike nje lajm ose del hapur ne mbrojtje. Sot per sot mund te themi se Top-Channel ka rreh 35 % te share po ashtu edhe TV KLAN rreth 35%, e gjithe kjo sepse shikohen vetem nga simpatizante te dy forcave politike. Dicka tjeter qe dua te theksoj eshte edhe INTERPRETIMI I LAJMIT. Mbreme (8-qershor-2009) doli ne nje konference shtypi ambasadori amerikan Xhon Uillers ku foli per nje sondazhe te bere nga organizata joqeveritare PULS dhe per zgjedhjet ne pergjithesi. Top-channel tha: Xhon Uillers tha ne nje konference shtypi se shqiperia duhet te beje kujdes me zgjedhjet sepse jane nje test i rendesishem etj... et.. TV KLAN tha: Ambasadori amerikan tha se sondazhi (qe nxirrte fitues PD) ishte i financuar nga ambasada amerikane dhe ajo britanike, por sondazhi ishte bere nga PULS, ku rezultatet nuk ishin ato qe amerika mbeshtet etj... etj... Pra per motive politike dy media mund te interpretojne lajmin ne menyra te ndryshme duke censuruar ato pjese te lajmit qe nuk i shkon per shtat forces politike qe mbeshtesin. Ky eshte dizinformim!
  8. Jashtezakonisht shme sensibilizues kjo video. Sidomos per shqiptaret ku sepaku 50% e tyre kane marre patentat pa kurse duke mos ditur as sinjalistiken me minimale. Po per faj ketij sistemi as sot patenta shqiptare eshte e pakthyeshme ne vendet e huaja ne patente te nje shteti te bashkimit europian. Kujdes nese po ngasni makinen ne shqipri dhe ndodheni jo para nje rreth-rrotullimi (rotatoria, italisht) por ne rreth-rrotullim mos mendoni se keni ju precedencen (te drejten per te paraprire) por duhet te ndaleni ne rreth-rrotullim dhe te jepni ju precedence, dicka qe eshte kunder kodit rrugor. Meqe jemi ne kte teme ka dicka qe eshte akoma me e rende. Ne rast aksidenti makine: Sic duhet Ne rast aksidenti nese nuk ka te lenduar dhe procedohet miqesisht midis dy shofereve duke plotesuar formularet e aksidentit, sigurimet e makinave duhet te zgjidhin se cili ishte gabim dhe cili ishte drejt. Ne rast lendimi personash duhet detyrimisht thirrur policia dhe ambulanca, ne kete rast eshte policia ajo qe zgjidh skemen e aksidentit duke ja sinjalizuar sigurimeve te makinave perkatese. Sic eshte Ne shqiperi, ne rast aksidenti, zakonisht duhet te perballesh me kercenime te tipit: merri celsat, nga jeni, etj. ku harrohet se pse i paguajne sigurimet e makinave qe duhet te merren me keto raste. Por me e keqja eshte se sigurimet e kane bere zakon qe ti zvarrisin keto raste duke mos paguar apo duke i demshperblyer padrejtesisht. Ky zakon i keq i sigurimeve vjen si shkak: 1) I keq-funksionimit te sistemeve sigurative(zvarritja, demshperblimi etj.). 2) Sepse njerezit tentojne ti zgjidhin problemet vete me ane te forces apo formave te tjera duke injoruar keshtu sigurimin e makines. Sigurimi Sigurimi i makines ka per detyre te paguaje demet e makines me para ose duke e riparuar ate tek nje oficine mekanike. Pervec demeve mekanike sigurimi mbulon edhe demtimet fizike te personit ose personave qe ndodheshin ne makine gjate aksidentit.
  9. Sic e keni degjuar ne media te ndryshme ne nje feste te organizuar nga Kryeministri Italian Silvio Berluskoni me rastin e Vitit te ri 2007 ku ishin te ftuar rreth 50 vajza te perzgjedhura, mes tyre striptiste diskotekash, pub-esh etj. Por ajo qe bie ne sy eshte edhe prania e dy Miss-eve Shqiptare (Miss Albania in Italia). Konkursi "Miss Albania in Italia" organizohet cdo vit qe nga 2004. Keshtu qe i bie nese nga kater Miss-e (2004-2007) dy ishin ne festen e Berluskonit, Por cilat jane Miss-et e ketyre viteve: Gentjana Totraku (2004) Emiliana Haberi (2005) Aso kohe 19vjec Oriada Xhurxhi (2007) aso kohe 18vjec Per shkak te te c'regjistrimit te adreses missalbania.it nuk arrita te gjej ate te vitit 2006.
  10. Duhet akoma kohe qe ky fenomen te pranohet si normal, kjo per arsye te paragjykimeve qe per fat te keq vazhdojne te egzistojne. I vetmi faktor qe do ta coje kete fenomen drejt zhdukjes eshte vetem koha dhe nderrimi i breznive qe i mendojne gjerat me ndryshe.
  11. Ku eshte problemi ktu? Te besh mbledhje Presidenti i klubit me skuadren eshte me se normale. Kur ne nje skuader ka probleme ato duhen zgjidhur apo jo...? Apo nevojitet te besh sic ben Ibra shkon e vjen sic do vete e ka ba klubin e Interit han.
  12. Ky murinjo pat than se du me marr edhe champions... po nejse shyqyr qe moret skudeton
  13. Biles nqs ndonje ka deshire te shkoje lakuriq ne shkolle nuk duhet ta ndalojme ndryshe quhet diskriminim dhe kufizim i lirise se njeriut.... ne fund te fundit nje menyre (zh)veshjeje eshte...
  14. trokitem po nuk e di a po na e hap kush
  15. Epo kjo eshte shqipria! Nuk ka drejtesi sepse gjerat funksionojne ne menyre klanore. Nqs miku i mikut te mikut ka miq ne pushtet nuk mund te denohet sepse ka lidhje me mikun e mikut te mikut pra, nqs Ina Rama po kerkon drejtesi me nje vullnet personal ajo nuk do ta arrije kurre sepse zinxhiri i hetimeve do te kompromentoje diku atje, tek miku i mikut te mikut. Ne qeshor duhet te vendosim se cili klan do te vije ne pushtet ai i PD-se apo ai i PS-se sepse drejtesine ne shqiperi duhet ta shikojme me dylbi.
  16. Nuk arrita ti lexoj te gjitha poezite por ne pergjithesi ka nje fryme poetike te mire. Ajo cfare vret me shume jane disa fjale qe un sinqerisht nuk i kuptoj domethenien: zhleb kangaru zripc etj... Po ashtu bie ne sy tog-fjalesha si: bregujit, breghumnere, breggremine, bregbote etj... qe ne gjuhen shqipe nuk egzistojne.
  17. Meqe ti shoku toni jeni afer PD-se, si eshte e mundur qe Gerti Bogdani dha doreheqjen fill pas dites ku qe i detyruar te lexoje disa fakte mbi jeten private (si ndarja me gruan, biresia e djalet te tij etj,...) te Edi Rames??
  18. Historia e shamive qe perdoren nga besimtaret muslymane neper shkolla po perseritet dhe me sa duket ministria e arsimit duket e vendosur te zbatoje laicitetin neper shkolla. Si ju duket vendimi i ministrise per mos perdorimin e shamive muslymane neper shkolla??
  19. g°n

    Qyteti vs Fshati

    Sic dihet, te jetosh ne qytet dhe te jetosh ne fshat sjell ndryshime jovetem ne menyren e jeteses por edhe ne krijimin e cilesive personale sic jane menyra e te menduarit, karakteri etj. Por shpesh here ndeshemi me keto. Si i keni perballuar keto paragjykime??
  20. hahaha nuk dinte kush ishte i ati?? alamet shoqeje :P
  21. Meqe sot eshte dita e rrenave, na tregoni se cila ka qene genjeshtra me e madhe qe i keni besuar ne kete dite.
  22. g°n

    Komtaria Jone

    them se paraqitjet skandaloze nuk duhet te na bejne me pershtypje. Futbolli shqiptare eshte padyshim ne nivele shume te ulta. Mjafton te shikosh ndeshjet e SuperLiges ku ne cdo ndeshje arbitri duhet te perballet me sharje e fyerje e shpesh here me dhune fizike. Me pak fjale, ne shqiperi ska disipline. Mjafton te shikosh Malin e Zi qe eshte vetem 500 mije banore si ndryshon me kombetaren tone. TURP!
  23. g°n

    Ekstremitete

    kjo teme ska lidhje me virgjeritetin. Ndryshe nga pershkrimi i temes un do te thoja qe vajzat jane ato qe terhiqen nga cunat qe kane makina te mira (edhe pse nuk eshte dicka qe tregon pasuri). Ne kerkim te jetes pa pasur nevoje te bejne asnje hap dhe te gjejne cdo gje gati kur ato te martohen.
  24. lene re ca thone te tjeret. Ju nqs keni takat merrni te tana. Un them se futbollistet jena nje xhiro qe sillen sipas klubeve. Disa vite futbolli ishte ne itali pastaj u spostua ne spanje dhe tani ndodhet ne angli.
×
×
  • Create New...