Jump to content
Veriu Forum

g°n

Admin
  • Content Count

    1,311
  • Joined

  • Last visited

  • Days Won

    2

Everything posted by g°n

  1. g°n

    dashuria e pa mundshme

    Deiv pyetja e juaj duket me shume si psh. "A keni pare ndonje gje qe nuk egziston". Ne po te ofrojme shembuj te gjerave te perditshme nese per ty te duken te mundeshme per arsye te ndryshme, por qe personave qe e kane perjetuar ate histori ka qene e pamundur. Pra, ate qe shkruajme ose qe ne e pershkruajme ne plan te pare mund te duken si te thjeshta por ata qe i kane jetuar ato caste kane qene si te pamundura per pozicionin e tyre.
  2. pa kaluar ne hipoteza dhe duke mos vrare shpirterisht asnjeri, feja eshte nje mbeshtetje e mire morale, dicka qe jep shprese, qe heq stresin: sipas meje cdo mjek duhet ta keshilloje.
  3. Rastesisht me doli perpara syve kjo faqe e lexova diçka dhe ketu. Jam nje burr 46 vjeçar dhe pse ne profilin tim paraqitet gjinia femer, nuk e di perse ndoshta automatikisht .. e theksoj kete fakt (gjinine time) sepse per trajtimin e nje teme te tille delikate e te veçante eshte mire te dime mendimet e njeres e te tjetres gjini. Sipas mendimit tim e nga kendveshtrimi i moshes time, me shume se per virgjeri, shoqeria jone ka nevoj per vlera, sepse adoleshenca e sotme ka nevoj per pika referimi te qendrueshme, ka nevoj per shembuj e modele ku mund te mbeshtetet, ka nevoj per drejtim. Seksi i parakohshem per fat te keq, vjen ne rradhe te pare pikerisht ne ate kategori te adoleshenteve ku kerkon te mbushe zbrazetine shpirterore, jeten bosh, pa qellime, pa ngrohtesi e mirekuptim familjar. Kjo eshte nje teme teper e gjere ku meriton nje trajtim te karakterit psikologjik e social, por po e le menjane me mire. Mendoj qe nuk eshte virgjeria njesi matese e vlerave per nje femer (me gjithe respektin per ate vajze qe e mbron kete virgjeri e kete vlere autentike te natyres femerore), ashtu si nga ana tjeter nuk eshte humbja e virgjerise ajo qe e ben nje vajze pa vlera. Problemi nuk duhet pare ngushte thjesht ne faktin eshte apo jo e virgjer nje femer, ne fund te fundit nje femer e humbet virgjerine e saj kur dhe nje mashkull e humbet ate virgjeri (o ndoshta e ka humbur dhe me pare), çdo virgjeri femerore e humbur korrespondon me nje virgjeri mashkullore te humbur. Perse duhet te na shqetesoje ky fakt kur jemi ne te paret qe provokojme humbjen e kesaj virgjerie?! Nese femrat e humbasin sepse jemi ne meshkujt qe e bejme ta humbase. Ndoshta shoqeria jone maskiliste pretendon ate çka vete e shkaterron?! Rinia e sotme me shume se virgjerine ka humbur vlerat e verteta, e kjo duhet te na preokupoje, problemi i vertete sot nuk eshte virgjeria ne kuptimin e ngushte, por seksi i parakohshem, qe eshte diametralisht tjeter problem (e teper i rendesishem), pavaresisht nga faktori virgjeri apo jo virgjeri, pak rendesi ka, qe per mendimin tim per nje vajze eshte nje moment unik, intim, i paperseritshem, i paharrueshem e qe ajo e dhuron vetem ne emer te dashurise ( o te pakten keshtu duhet te jete). durimi shume dakord me ty!! p.s. shiko se mund te ndryshosh te dhenat tuaja ne profilin tend.. O GONNY per cfare je ketu, ndihmo njerezit.. Ti po ndan virgjerine nga seksi. Un besoj se keto dy gjera jane te lidhura ngushte me njera tjetren. Perkundrazi te tre gjerat jane te lidhura ngusht me njera tjetren. Vlera-Seksi-Virgjeria E vetmja gje qe i justifikon eshte pafajsia qe e shoqeron moshen e adoleshences. Ndaj mesazhi qe un kam percjellur ne te gjitha mesazhet e mia eshte qe pjekuria dhe maturia qe keto gjera duhet ti shoqeroje. Porse un ju keshilloj qe sa ngushte jane vlera dhe seksi mjafton te qendrojme 1 muaj ne shqiperi qe te shikoni dhe besoni.
  4. Ne rradhe te pare flm per perkthimin ne gjuhen shqipe dhe te premtoj se do ta vendos ne faqen e pare te portalit. Por ketu nuk po vihen pikat mbi "i" se kush e ka fajin serbet apo shqiptaret, apo kush eshte me kriminel. Po flasim per KMosoven post luftes aty ku okupimi serb nuk eshte me. Po flasim se Kosova nuk duhet te kthehet ne nje kolumbi te dyte dhe kjo per fajin e serbeve.
  5. Kush o dorina re? Dorina Kyci e? :P :tongue: Nese po ma mer mendja se mund ta pranojne ne teme, se gjith e kan pas dashnore cafken :D loool rri urte moj. Ne fakt Woody Allen thote "Mos e shani sepse eshte dashuri me dike qe dashuroni" :P
  6. g°n

    Hi! Prsh :)

    ee gent si rob i pam kjo ftyra :P
  7. ktu ke "sex per here te pare" mund te quhet edhe per dorinen?? :D
  8. g°n

    Hi! Prsh :)

    Hajde njona! mIRESERDHE
  9. Vajza te virgjera ka sa te dush re... mjafton te shkosh ne maternitet :D
  10. Nese ne cift nuk do te kishit femije, cila do te ishte zgjidhja juaj?
  11. g°n

    Dhuna ndaj grave

    Dhuna vjen per shkak te zgjedhjes, mungeses ligjore, zbatimit te ligjit etj... 1. Zgjedhja: Shume femra te martuara edhe pse dhunohen ato mendojne se dhunen e momentit duhet ta anashkalojme per hir te femijeve, familjes, figures dhe zgjedhin te heshtin. 2. Mungesa ligjore e pershtatshme (duke ju pershtatur realitetit) mungon dhe sensibiliteti se si te veprojne ne te tilla raste eshte zero ne shqiperi (ne boten shqiptare). 3. Zbatimi i ligjit eshte nje nder faktoret qe kam vene re qe ne shqiperi kjo gje calon. Policet shqiptare ende mendojne se nje rrahje e gruas nuk perben ndonje krim ose ju duket si dicka tepruar qe te arrestojne dike per dicka te tille, ndoshta sepse e bejne edhe ata vete ne shtepi. Sdq nuk duhet ta zmadhojme nese ne mes te nje debati mes burrit dhe gruas rreshqet nje shpulle nga ana e burrit per shkak te humbjes se durimit. :jester:
  12. g°n

    Nuse-vjeherr

    Po evolimi i brezave eshte problemi me i madh sot. Nga gjyshja tek mami eshte brez i cili eshte transformuar gradualisht. ndersa nga Mami tek nusja e sotme ka pasur nje boom ndryshimesh pas viteve 92'. Psh Deri ne vitet 90' nusja nuk duhej te hapte as qepallat e syrit qe te shikoje sepse ishte turp; Sot nuset puthin ne buze burrin diten e dasmes, pra e gjitha kjo brenda 15 vitesh. E vetmja gje qe uroj eshte qe ishalla gjeni nje vjeher me mentalitet te hapur sepse "konflikti" vjeher-nuse ka qene , eshte dhe do te vazhdoje.
  13. g°n

    Nuse-vjeherr

    Respekti nuk ben diferencen qe kerkojme. Problemi eshte se si te mbajme mardhenie te mira me vjehrren gjate gjithe kohes. Dashje-padashje ajo do ti "fuse hundet" ne jeten tuaj, ku arsyet mund te jene te ndryshme. psh. nuk i pelqen dicka qe veshni (se mund te jeni seksi me ate fustan apo veshje) ju si e merrni? Si mendoni ta zgjidhni? Mos me thoni se un nuk ja prish vjehrres sepse nuk ja prishni 1,2,3 here por mepas...
  14. g°n

    Nuse-vjeherr

    Un besoj se ky raport nuk do te jete asnjehere ashtu sic duam ne. Vjehrra edhe pse e quani "nena e dikujt qe e duam" nuk do ta respektoni si nenen tuaj thjeshte se ajo nuk ju ka lindur dhe nuk eshte nena juaj por dikush qe papritmas u fut ne jeten tuaj.
  15. Un mendoj se kolapset e medha kane ardhur nga mos-monitorimi i kompanive per mbarevajtjen e aktivitetit te tyre. Por nje faktor tjeter eshte ai i keqmenaxhimit sic ishte rasti i PARMALAT ne itali ku aksionet perfundonin ne nje vrime te zeze te krijuar ne administrate. Rasti i Lehman Brothers ne amerike ishte ai i dhenies se kredive duke mos u kthyer me ne banke. Pra, nje person blen shtepine dhe nuk arrin ta paguaje,, mepas banka konfiskon shtepine por nuk mund ta shese ate me cmimin e blere nga personi keshtuqe detyrohet ta shese me nje cmim me te lire dhe keshtu jane krijuar miliona deficite nder vite duke e cuar drejt falimentimit. Banka ne fjale ka marre kredi nga bankat e tjera duke menduar se do te dale nga kriza keshtuqe kur Lehman Brothers falimentoi iken edhe kredite e dhena nga bankat e tjera si borxh (me interes dihet) kesaj banke. Sic e the edhe ti nafta ka qene nje nga faktoret qe e coi ekonomine globale ne keto kushte sepse varferimi i personave do te thote mepak blerje, mepak harxhime familjare, veshtiresi ne pagimin e kredive etj. Bursat nderkombetare reagojne negativisht sepse ulet besimi qe nje titull aksioner i blere mund te shitet me shtrenjt. Zgjidhja qe jap un eshte, jo shteti si rregullator sic po ndodh tani, por nje institucion financiar monitorues per te parandaluar raste te tilla. Un them se bursat po luajne nje pozicion negativ ne rritjen globale te ekonomise duke e bere te brishte sigurine financiare. Sic ishte rasti i naftes qe arriti cmime stratosferike pas e kuptuar askush arsyen e sakte. Nje hipoteze e kesaj skene them se eshte politika per forcimin e dollarit ne arenen nderkombetare.
  16. Sic e dini bota po vuan pasojat e nje krize financiare. Falimentimi dhe rreziku i falimentimit per bankat po shtohet cdo dite po ashtu edhe pasiguria per nje stabilitet ekonomik global. Si mendoni, se sistemi financiar dhe ai ekonomik global do te konsolidohet, pra do te behet me i forte apo rritja globale do ta beje me te brishte kete sistem qe mund ta coje boten drejt nje kolapsi??
  17. Problemi i xhelozise eshte (sic thane edhe parafolesit) se ajo sjell pasiguri ne cift. Sipas jush xhelozi=pasiguri??
  18. Ndersa un kur ika ne itali, italianet perdornin shume "english style" ne pseodonimet e tyre si Francy, Vikky etj.. qe kishin prejardhjen e emrave Franceska, Vittoria keshtuqe mendova ta bej edhe un. Sdq ky pseodonim me ka ngelur qekur frekuentoja shume chattet shqiptare... Mendoj se do ta nderroj ne Aron
  19. Na tregoni se pse mbani ate pseodonim ketu ne forum?
  20. SPASTRIMI - Fakti i debimit te serbeve nga kosova nuk e di se sa mund te jete nje fakt i vertete. Por besoj se edhe nese ka ndodhur shkaqet kane qene vetem personale. Gjithesesi debimi i serbeve eshte dicka per tu konfirmuar dhe deri tani nuk ka asnje ankese nga ana e serbise. Un kam degjuar ne media se serbet jane shperngulur vete per shkak te pavaresise dhe evitimin e konflikteve me shqiptaret. DROGA dhe KRIMI - Fakti tjeter eshte ai i rritjes se organizatave kriminale ne kosove, ku kjo eshte e vertete. Kosova eshte nje shtet i sapokrijuar dhe duhet ende kohe te veje rendin sipas ligjit. Nje pengese ne kete drejtim eshte edhe UNMIK ku shpesh here ka mbivendosje te kompetencave. Qeveria e Kosoves duhet ndermarre veprime te shpejta ne kete drejtim para se organizatat kriminale te ngulin rrenje thelle deri ne qeveri. Mund te permende ktu vrasjet dhe konfliktet mes bandash ku ka qene pjesmarrese edhe Adelina Ismaili. ISLAMIZMI - Me vjen keq qe ne keto vite feja islamike ka tendence te radikalizohet si ne kosove dhe shqiperi. Kam degjuar se grupe islamike radikale (ndoshta edhe Al kaeda) kane ndihmuar UCK gjate luftes se 1999 ne Kosove. Muslymanizmi alla shqiptare, pra, ai liberal po humbet dhe po zevendesohet me ate te tipit arab-fanatik.
  21. Po tu pa gjonat qe nodhin vallahi duhet icik se domatja e komshiut eshte gjithmone me e kuqe.
  22. g°n

    dashuria e pa mundshme

    kam degjuar nje te tille ku protagonist ka qene nje shok i imi. por dashuri ne menyre absolute e pamundur besoj se nuk ka. Psh. rasti i shokut tim ka qene se ai ndoqi me shume vullnetin e familjes ne fund te fundit dhe gjithcka mori fund me aq pa kembengulur shume. Sdq dashuria e pamundur varet nga rrethanat.
  23. po them se ne bashkesine rome kjo gje eshte normale! Ai krahasimi me malsoret e malsise nuk ka shume gjasa me historine e mesiperme
×
×
  • Create New...