Tjetër reportazh për drogën, RAI-t hyn në plantacionet me kanabis në Krujë
Tjetër reportazh për drogën, RAI-t hyn në plantacionet me kanabis në Krujë
Publikuar me: 09 Tet 2016

Tashmë është bërë e modës që televizione të huaja, sidomos ato italiane, të vijnë në shqipëri dhe të bëjnë reportazhe për drogen, një fenomen, për të cilin që sa vjen e bëhemi më i famshëm në botë.

Dy ditë pas publikimit të raportit të Guardia Di Finanza, televizioni publik në Itali, RAI, ka transmetuar një reportazh për plantacionet me kanabis të Shqipërisë, të titulluar “bari i fqinjit”.

Gazetari Leonardo Zellino ka mundur të hyjë në disa zona të mbjella me drogë.

Gazetari italian ka shkuar në malet e Krujës, rreth 30 kilometra nga Tirana.

Gazetari fillimisht prezantohet dhe filmon me kamera të ndezur plantacionet e drogës të shkatërruar nga policia.

Për të konfirmuar këtë gjë, ai pyet edhe një shqiptar, i cili shfaqet si një bari dhe thotë se nuk ka plantacione me drogë.

Ai thotë se Kruja është shndërruar në zemrën e marijuanës në Shqipëri dhe se në malet e kësaj zone droga gjendet kudo.

Zellino shpjegon se, kultivuesit kanë ngritur sisteme të sofistikuara të vaditjes.

Ai ka intervistuar edhe disa punëtorë të kanabisit, të cilët i tregojnë se sa fitojnë dhe si arrijnë ta trafikojnë drogën.

Njëri prej tyre i thotë se për çdo rrënjë, ai merr 60 % të fitimit, ndërsa policia 40 %.

Kurse, në momentin që gazetari italian fik kameran dhe nuk regjistronte, atëherë “bariu” bëri një telefonatë dhe mori konfirmimin t’i tregonte grupit italian plantacionin e shkatërruar nga policia.

Më pas gazetari sqaron të gjithë sistemin e ujitjes së parcelave të kanabisit:

“Fusha e marihuanës është e ndërtuar nga sistem mjaft i zgjuar i renditjes. Niset nga lart ku shohim se ka bidona të mëdhenj të mbushur me ujë dhe më pas përmes këtyre tubave të gomës bëhet e mundur ujitja e cdo bime”,- thotë gazetari italian.

Personi i prezantuar si bari mban në dorë edhe një degë kanabisi dhe sqaron se vlen 100 Euro. Nga kjo shumë, sqaron “bariu”, 60 Euro i merr vet ai dhe 40 Euro policia lokale e Krujës që angazhohet për të mos shkatërruar parcelat.

Gazetari thekson gjithashtu se, këto plantacione droge në Krujë janë shkatërruar nga Policia e Tiranës, pasi policia lokale është e përfshirë në kultivimin e kanabisit dhe nuk njoftohen për operacionet nga frika e dekonspirimit.

Në kronikë është përfshirë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pyetet për përfshirjen e policisë shqiptare në kultivimin e kanabisit.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pyetur për këtë akuzë, përgjigjet duke bërë pytjen: Nëse ju në Itali gjeni një plantacion me 180 mijë rrënjë, do të thotë se policia atje është e korruptuar?

Reportazhi i plotë:

Shqiptari: “Nuk ka marijuanë këtu. E sigurt 100% nuk ka.

Gazetari: E në fakt pikërisht këtu në këto male 30 km larg tiranës që është zhvendosur zemra e kultuvimit të drogës në Shqipëri nga fshati Lazarat më në jug, kryeqyteti evropian i kanabisit para ndërhyrjes së forcave speciale.

Në malet e Krujës zbresim ng makina ku na bllokon “bariu” i rremë, i cili ndryshon versionin e tij sapo ulim kamerat dhe zbulojmë se po na vazhgëjnë.

Shqiptari: Të kanë parë atje dhe më thanë mua, ik shiko se kanë ardhur me kamera. Aty ka snajper e të qëllojnë.

Gazetari: Pranon të na tregojë kampin e tij me marihuanë tashmë të shkatërruar nga policia, pasi iu dha leja nga një telefonatë. Duhet të lëmë kamerat dhe të përdorim celularët, por kemi besim. Me shumë se një orë ecje në këmbë marihuana është kudo, por nuk mund të ndalojmë guida është e autorizuar të na shoqërojë vetëmnë fushën e tij 152 bimë në mal.

Gazetari: Policët kanë prerë gjithçka, policë të ardhur nga Tirana jo ata që ai i njeh mirë…

Shqiptari: Kjo bën 100 Euro, 60 janë për mua 40 për policin.

Tahiri: Unë pyes veten, nëse ju në Itali gjeni një plantacion me 180 mijë bimë, ccfarë do të thotë që polici aty është i korruptuar?

Gazetari: Ministri Tahiri e ka fjalën për mega plantacionin e kapur në Foxhiano gjatë fundit të muajit shtator.

Tahiri: Si ka mundësi që policia nuk e ka parë? Kush i mbronte ata që i kultivonin?

Gazetari: Ftesa është të shohim në shtëpinë tonë që gjithashtu është pjesë e shtëpisë evropiane ku Shqipëria aspiron të hyjë.

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 647 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI