Tiranë, vidhet shtëpia e Getoar Selimit
Tiranë, vidhet shtëpia e Getoar Selimit
Publikuar me: 25 Kor 2016

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtëpinë që këngëtari nga Kosova Getoar Selimi ka në Tiranë.

Aty ai jeton së bashku me prezantuesen e njohur të ''Procesi Sportiv'' Marina Vjollca.

E përditëshmja “Panorama” mëson se hajdutët kanë arritur të marrin një orë që kushton 35 mijë euro.

Burimet thanë për gazetën se dy të arrestuarit janë të moshës 17 dhe 20 vjeç.

17 vjeçar me inicialet D.K, mësohet se është autori i grabitjes. Ai ka arritur të futet në banesën e këngëtarit dhe ka marrë orën, të cilën më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20-vjeçarit Mërgim Lala.

Mësohet se ora është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit.

Dy të arrestuarit janë nga Kamza.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 506 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI