Skandal në Rinas me Rita Orën?
Skandal në Rinas me Rita Orën?
Publikuar me: 09 Kor 2016

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, përshëndeti të gjithë fansat e saj shqiptarë me një video të nxehtë në Instagram, duke u thënë se i vjen keq që nuk mundi dot të vinte në Shqipëri.

Mirror thotë se Rita Ora do të këndonte në Shqipëri së bashku me këngëtarin e njohur, Chris Brown.

Por sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kësaj historie fshihet një skandal.

Sipas tij, aeroporti i Rinasit nuk ka pranuar uljen e avionit të Rita Orës.

“Në këtë vend, te cilin qeveria e ka shnderruar ne nje protektorat krimi, ndodh si ne asnje vend tjeter ne bote qe te mos pranohet ulja e avionit te Rita Ores, kengetares se famshme dhe ambasadores brillante te kombit shqiptar ne mbare boten, ne nje kohe me kushte meterologjike ideale, trafik ajror zero. Kjo deshmon se ky aeroport, qe vetem nje jave me pare u pushtua per një kohe te tere nga terroriste te eurove eshte nje shpartalline e vertet.

Refuzimi i uljes se avionit te Rita Ores, kengetares shqiptare me fame boterore, qe do te vinte te bashkohej me Chris Brown ne nje koncert ne Durres eshte nje deshmi e shemtuar e mosfunksionimit te shtetit, institucioneve te tij pergjegjese per fluturimet ne aeroportin e vetem civil te vendit!” shkruan Berisha.

Nuk dihet sa qëndron ky pretendim i Berishës, ndërkohë faqja Lolita ka postuar një listë me çmime për të ndjekur nga afër këngëtarin Chris Brown.

Në listë një vend kushton deri në 3 mijë euro.

Mediat kanë spekuluar se Rita Ora ka pasur një lidhje me Brown, me të cilin ka një bashkëpunim muzikor.

Rita Ora aktualisht po pushon në Maline Zi.

Mediat britanike kanë publikuar keto dite disa fotografi ku këngëtarja me origjinë nga Kosova shihet nën shoqërinë e kampionin te F1, Lewis Hamilton.

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 752 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI