Shuhet George Michael
Shuhet George Michael
Publikuar me: 26 Dhj 2016

Këngëtari i njohur George Michael ka ndërruar jetë diten e Krishlindjes në moshën 53-vjeçare.

Lajmin e ka bëri të ditur publicisti i tij.

“Me pikëllim të madh konfirmojmë se biri ynë i dashur, vëllai dhe miku George ka vdekur paqësisht në shtëpinë e tij, në ditën e Krishtlindjeve”, tha ai përmes një deklarate.

Ndërkohë që familjarët nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë. Policia tha se u njoftuar për vdekjen e yllit në banesën e tij në Goring, Oxfordshire. Kur policia mbërriti ai ishte i pajetë.

Fillimisht pati aludime, por më pas, sipas mediave të huaja raportohet se ishte zemra që e la në baltë këngëtarin e njohur.

Familja ka kërkuar respektim të provatësisë. “Familja kërkon respektimin e privatësisë në këtë koment shumë të vështirë që po kalon dhe nuk do të bëjë asnjë deklaratë lidhur me sa ndodhi”.

Michael ishte i lindur nga një baba emigrant Grek dhe një kërcimtare Angleze.

Ai nuk ishte i martuar në momentin që ndërroi jetë pasi partneri i tij kishte vdekur vite më parë nga SIDA. Gjithshtu dyshja Gay nuk kishte as fëmijë.

Ylli anglez ka shitur mbi 100 milionë albume gjatë karrierës së tij prej gati katër dekadash.

Në vitin 2011, Michael ka shtyrë disa koncerte pasi është trajtuar nga pneumonia dhe për këtë dha edhe një konferencë për mediat.

George Michael do të mbahet mend gjithashtu edhe si njëri nga dy këngëtarët e parë që kënduan në Kinën Komuniste, kur në prill të vitit 1985 sëbashku me kolegun e grupit “Wham”, Andre Ridgeley, morën lejen për një koncert në Pekin dhe Guangzhou.

Dyshja u bë grupi i parë perëndimor që luante brenda në Kinë, duke mposhtur kandidatët e tjerë “Queen” dhe “Rolling Stones”.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1050 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI