Shpërthen Lulzim Basha: Ramës e Metës do ti ngecë buka në fyt
Shpërthen Lulzim Basha: Ramës e Metës do ti ngecë buka në fyt
Publikuar me: 22 Shk 2017

Në ditën e katërt të protestës së Partisë Demokratike, Edi Rama dhe Ilir Meta vendosën të darkojnë me njeri- tjetrin.

Për koicidencë apo jo, por darka u vendos që të mbahej në mjediset e brendshme të kryeministrisë.

Sot, kur protesta ka hyrë në ditën e pestë, Basha e ka komentuar darkën mes dy aleatëve në Qeveri.

“Unë nuk do të bëhem pjesë e asnjë pazari. Nuk ka kthim pas nga protesta dhe nuk ka kthim në Parlament. Buka e popullit do ti ngecë në fyt Ramës dhe Metës. Nuk ka Pazar për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha nga çadra e protestës ku zhvilloi një bisedë me naftëtarët.

Gjatë fjalës së radhës në cadrën e protestës, Basha akuzoi qeverinë si një “grusht derrash të pangopur vjedhin ditë për ditë lekët e shqiptarëve. Këta derra hajdutë që vjedhin gjakun e shqiptarëve kanë frikë nga zgjedhjet e lira”- tha Basha.

Ai u shpreh i vendosur se lëvizja e nisur, të cilën e quajti kombëtare dhe popullore do të përfundojë me përmbysjen e kastës së korruptuar njëherë e përgjithmonë.

“Jam i vendosur që me fitoren e zgjedhjeve të lira e të ndershme të mos bëjmë një rotacion politik, por të hapim një kapitull të ri për demokracinë, ku pushtetin dhe vendimarrjen do e keni ju. Në këtë tende nuk ka vend për të inkriminuar, nuk do ketë vend për abuzues me mundin dhe djersën e shqiptarëve. Ta ndajnë mendjen mirë, në këtë shesh të lirisë ka vend vetëm për ata që zotohen se do jenë pjesë e një Shqipërie të re, ku politikanët përgjigjen para qytetarëve dhe qytetarët kanë pushtetin sublim për të vendosur”- tha Basha.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 891 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI