Sherri për ''Bow Down'', prishet miqësia mes Noizy-t dhe Encës
Sherri për ''Bow Down'', prishet miqësia mes Noizy-t dhe Encës
Publikuar me: 08 Sht 2016

Duket se suksesi i hitit veror “Bow Down” është pasuar me një konflikt autorësie mes Noizy-t dhe Enca Haxhisë, të cilët prej vitesh ruanin miqësi speciale.

Pas arritjes së 30 milionë klikimeve në YouTube, ka qenë Enca e para ajo që ka shprehur entuziazmin për suksesin, duke shkruar në “Instagram”:

“Jam kaq e lumtur që shoh se si një këngë që unë e kam shkruar me kaq dashuri dhe pasion, sapo ka arritur 30 milionë”, duke deklaruar kështu se ajo është autorja e tekstit.

Por menjëherë pas këtij postimi ka reaguar Noizy, i cili ka korrigjuar Encën duke i thënë se në fakt e ka krijuar ai këtë hit:

“30 milionë, sa për të të korrigjuar Enca Haxhia.

Është diçka që unë e kam krijuar, në rast se harrove. Dhe po, je e falur. Paqe”.

Pak kohë më pas, të dy i kanë fshirë këto statuse aspak të këndshme nga faqja e tyre në “Instagram”, ndërsa Enca ka vijuar me disa postime të tjera në “Snapchat”, të llojit: “Unë dhe ai ishim të pandarë…”.

“Bow down” është klipi i kësaj vere i Noizyt- dhe Encës, dy artistët që shpesh janë përfolur për lidhje dashurie mes tyre.

Kanë kaluar rreth dy vite që kur reperi shqiptar Noizy dhe këngëtarja Enca u bënë bashkë për hitin e tyre “Ata nuk e din”, për ta vazhduar bashkëpunimin me një tjetër klip.

Një nga skenat më të përfolura ishte një foto e shpërndarë nga vetë reperi në rrjetet sociale, ndërsa ata shihen duke shijuar shampanjë në mes të detit, një moment ky shumë romantik mes tyre.

Që në pranverën e këtij viti ata i përgatitën fansat për një dyshe bombastike, duke shpërthyer në biseda të nxehta, pak para se të dominonin si çifti i këngëtarëve të vitit.

Me natyrën e hedhur, dhe me famën që mori në një kohë shumë të shkurtër, le të shohim si do të evoluojë marrëdhënia e Encës me Noizy-n.

Së fundi ajo është komentuar për një histori të re dashurie, ndërsa u akuzua për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj. Këtë akuzë e përmbysi pasi postoi një foto pa filtra, ku dallohet dukshëm rënia në peshë.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 926 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI