Ricky Martin deklaron fejesen me artistin Sirian
Ricky Martin deklaron fejesen me artistin Sirian
Publikuar me: 17 Nen 2016

Këngëtari i mirënjohur Ricky Martin ka njoftuar zyrtarisht se është fejuar me artistin arab Jwan Yosef.

44 vjeçari nga Puertoriko i cili u deklarua si homoseksual në vitin 2010, tregoi me krenari unazën e fejesës në programin e mëngjesit të emisionit të Ellen DeGeneres.

Fituesi i çmimit Grammy tha se kishte rënë në dashuri me 32-vjeçarin e lindur në Siri, të cilin e njohu një viti më parë përmes pikturave të tij konceptuale.

“Pashë artin e tij dhe u çmenda, pasi më pëlqen shumë ajo që ai arrin të bëjë. Shumë origjinale. Më pas vendosa ta kontaktoj,” - u shpreh Ricky për Ellen.

Martin tha se ishte nervoz kur i propozoi Jwan.

''Në fillim i thashë se kishte diçka për të. Por më pas rashë në gjunjë, mora kutinë e vogël metalike dhe e pyeta: A do të martohesh me mua”.

“Më pas ai më tha: PO, unë dua ta kaloj jetën time me ty”, shtoi Ricky.

Ricky Martin ka dy djem nga një nënë surrogate, të lindur më 2008, dy vjet para se të bënte publike lajmin se është homoseksual.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 975 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI