Pas heqjes së Shkullakut, Aleksandër Frangaj paralajmëron Arian Çanin ?!
Pas heqjes së Shkullakut, Aleksandër Frangaj paralajmëron Arian Çanin ?!
Publikuar me: 13 Jan 2017

Një ditë më parë, Armand Shkullaku bëri publik faktin se nuk do të jetë më drejtor i ABC Neës.

Televizioni do të drejtohet nga vetë Aleksandër Frangaj, duke qenë se, sipas tij, qendrimet e Shkullakut binin ndesh me linjën e tij editoriale.

Por, Frangaj nuk është marrë vetëm me Shkullakun.

Burime nga TV Klan bëjnë me dije për TemA, se ai ka paralajmëruar edhe Arian Çanin.

Frangaj ka kërkuar nga Çani që të ketë kujdes me qendrimet dhe kritikat ndaj qeverisë në emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

Ai i ka thënë Çanit se me qendrimet e tij, mund t’i prishë punë me bizneset që zotëron.

Në qoftë se Çani ikën nga Tv Klan, ky nuk do ishte largimi i parë për të nga nga ky televizion.

Vite më parë kur Sandri rëndëte mbas Berishës, ai nuk e lejoj Edi Ramën të futej në emisionin ''Zonë e Lirë'' që Çani aso kohe e transmetonte nga Klani.

Kjo u bë shkak që Arian Çani dhe emisioni i tij të largoheshin në drejtim të Vizion Plus.

Tani gjërat kanë ndryshuar, me Çanin që sulmon Ramën dhe Frangajn që e mbron. Thuhet se një sherr mes tyre për gjëra të tilla ka ndodhur dhe në qershorin që lamë pas në 2016.

Largimi i Shkullakut nga ABC News apo paralajmerimi i Çanit, sëbashku me largimin e Alfred Lelës nga MAPO, përbëjnë një goditje të rëndë ndaj shtypit të lirë.

Me pronarë që shkojnë mbas interesave të pushteteve si Henri Çili (Mapo+UET) dhe Aleksandër Frangaj (Tv Klan + ABC News) dikur fanatikë të Berishës, tani të Ramës, media në shqipëri rrezikon seriozisht kapjen nga qeveria e rradhës.

Lela dhe Shkullaku fatkeqësisht janë vetëm një pjesë e vogël e gazetarëve të bërë kurban nga pronarët e tyre për shkak të editorialit kritik ndaj qeverisë.

Burimi: gazetatema.net Editor: Redaksia Online Lexuar 893 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI