Noyzi krahason Getoari-n me Konchita-n
Noyzi krahason Getoari-n me Konchita-n
Publikuar me: 13 Mar 2016

Ata janë dy nga reperët më të famshëm shqiptarë, por gjithashtu të ashpër, kur i duhet të përballen me njëri-tjetrin.

Sikur mos mjaftonte sherri fizik i disa vite më parë në aeroportin e Zyrihut, Noizy dhe Getoari vazhdojnë përplasjen në distancë.

Jo më nëpër këngë, këtë rradhë bëhet fjalë për një deklaratë fyese të kryetarit OTR, kundër krijuesit të BabaStars.

I ftuar në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, reperi Noizy ka thënë se nuk e njeh fare Getoarin.

“Nuk i njoh Babastars. Getoari kush është, ajo që fitoi Eurovizionin (Gruaja me mjeker, Konchita)?, ka thënë reperi për rivalin e tij numër një.

Mos prisni sherr, pasi Getoar Selimi i është përgjigjur me heshtje ofertës së Noizyt se ai është si Konçita.

Reperi nga Kosova ka postuar pak minuta më parë një foto nga koncerti i sotëm në një nga klubet e Tiranës.

Mesa duket Getoari e ka lenë këtë çështje në qetësi.

“Babastars” dhe Noizy janë rrahur muaj më parë me grushte në mes të aeroportit të Zurich-ut. Ka qenë ky lajmi që është përhapur me një shpejtësi marramendëse gjatë asaj dite, e që ka marrë përgjigje të menjëhershme nga të dy protagonistët.

Por le të shpresojmë që dy reperat mos të takohen përsëri në ndonjë aeroport…

Burimi: mapo.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1044 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI