Netët e nxehta të Bleona Qeretit me Erik Fullanin, deklarohen ''çift''
Netët e nxehta të Bleona Qeretit me Erik Fullanin, deklarohen ''çift''
Publikuar me: 09 Pri 2016

Nuk dihet ende se ku janë njohur këngëtarja Bleona Qereti dhe djali 22-vjeçar i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, por fakt është që duken shumë të lumtur e të ekzaltuar pranë njëri-tjetrit.

Edhe pse kanë një diferencë moshe prej 15 vitesh, ata nuk e ndiejnë aspak këtë hendek vitesh, ndërsa kanë qenë duke u argëtuar në një klub nate në Tiranë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Eriku, djali që në kohën e të Atit Gvuernator shihej në festa të fshinte djersët me 500 euro-she, pasi ka humbur edhe peshën, mund të konsiderohet ndër djemtë më të pëlqyer të femrave në Tiranë.

Ai ka postuar mesditën e djeshme një video disaminutëshe, nga mesnata argëtuese me Bleonën.

Të dy dukeshin në formë, Eriku tymoste një puro dhe shoqëronte artisten duke shoqëruar të dy këngën e famshme në sfond “How deep is your love” nga Calvin Harris & Disciples.

Siç duket, ata qëllimisht kanë zgjedhur të filmojnë pjesë nga kjo këngë e cila flet për dashuri të thellë, të cilën nuk kanë nguruar që ta ndajnë me miqt e tyrë.

Këtij fakti i shtohet dhe kërcimi i nxehtë që ka shoqëruar ''çiftin'' në momentin e filmimit ku ata duken mjaft të lumtur.

Një tjetër detaj që vlen për tu përmendur është edhe mbishkrimi që shoqëron videon në instagram:

''Na thanë qe jemi me t'bukrit e clubit, se di tashi ju e dini...''

Kjo dëshirë për konfirmim nga të tjerët, është bërë me kast nga Eriku, duke dëshmuar se është i hapur ta komentojnë si çift me Bleonën.

Djali i Fullanit duket se gjithmonë e më shumë është afër artistëve shqiptarë, siç është edhe rasti me reperin e njohur Noizy.

Ai pranoi të ishte pjesë e klipit të tij të ri, duke u shfaqur ne skenat e “Grande” me Benz­in e tij luksoz.

Prezenca e tij në klipin e Noizy­t bashkë me djemtë e grupit OTR bëri përshtypje, pasi deri tani nuk dihej që ata ishin miq.

Por deri në këto momente, nuk e kishim parë Erikun me ndonjë femër VIP, edhe pse në rrjetet sociale bie në sy për jetën luksoze që bën dhe formën ideale fizike që ka arritur, pas transformimit në fizikun e tij.

https://www.instagram.com/p/BD8DkCAB9yY/

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 711 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI