Milani mposht Juventusin në Superkupen e Italisë
Milani mposht Juventusin në Superkupen e Italisë
Publikuar me: 23 Dhj 2016

Është Milani fituesi i Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë arritën të mposhtin Juventusin në Doha të Katarit me 11-metërasha, në një ndeshje ku 120 minuta lojë u mbyllën në barazim 1-1.

Ndeshja nisi mëse e barabartë, me dy ekipet që zbritën në fushën e lojës me formacionet e tyre më të mira.

Bardhezinjtë ishin ata që arritën të shënojnë të parët me mbrojtësin Chilleini, i cili realizoi pas një krosimi nga Pjanic në minutën e 18 të pjesës së parë.

Megjithatë, Milani gjeti forca dhe arriti ta barazonte rezultatin që në pjesën e parë.

Edhe në këtë rast goli u shënua me kokë. Bonaventura mposhti Buffon-in në minutën e 38 pas një ekzekutimi perfekt.

Në 45 minutat e dyta, loja ishte e bukur me ritme dhe raste nga të dyja ekipet, por rezultati i 1-1 i vendosur në pjesën e parë mbeti i pandryshuar, kjo falë edhe dy portierëve që realizuan pritje vendimtare për ekipet e tyre.

Si për të kënaqur sa më shumë tifozët në Katar, 90 minutat e kohës së rregullt nuk mjaftuan për të vendosur fituesin e Superkupës, por u nevojitën edhe 30 minutat, madje në fund u deshën të ekzekutohen edhe 11-metërshat, ku kuqezinjtë fituan 4-3.

Një mbyllje perfekte e këtij viti për kuqezinjtë e drejtuar nga Montella.

Burimi: Top-channel. Tv Editor: Redaksia Online Lexuar 916 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI