Kantautori Francesk Radi në gjendje të rëndë në QSUT
Kantautori Francesk Radi në gjendje të rëndë në QSUT
Publikuar me: 27 Mar 2017

Kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e QSUT-së, pasi ka pësuar hemorragji cerebrale.

Sipas mjekëve gjendja e Radit është e rëndë dhe kritike.

“BalkanWeb” duke iu referuar mjekëve të urgjencës raporton se kantautori është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë.

Sipas tyre, mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemorragji masive të trurit. Më herët ka qenë vetë bashkëshortja e Radit, e njohura Tefta Radi e cila ka njoftuar familjarët për gjendjen e rënduar të tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë të specializuar mjekësore.

Bashkëshortja e artistit, spikerja e njohur ikonë e ekranit shqiptar, Tefta Radi ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shtetërore për ta dërguar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar.

“Gjëndja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë”  tha mes lotësh Tefta Radi, cituar nga “Ora News” .

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 695 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI