Intervista në burg, Ardit Gjebrea kallëzohet penalisht
Intervista në burg, Ardit Gjebrea kallëzohet penalisht
Publikuar me: 17 Mar 2016

Babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë sëbashku me të emën e saj në vitin 2001 nga ish-oficeri i SHISH, Marjan Rroku, ka depozituar sot në Gjykatë një padi penale ndaj moderatorit tëemisionit ''E Djela Shqiptare'' Ardit Gjebreas.

Në kallezimin penal, Faslli Canaj akuzon Ardit Gjebrean për fyerje. 

Sipas tij, transmetimi i intervistës që moderatori i mori në qeli Marjan Rrokut, është një faj për të cilin kërkon nga gjykata që Gjebrea të dënohet me burg.

“Panorama” ka siguruar kallëzimin, ndërkohë që çështjen e ka marrë në ngarkim avokati, Saimir Visha. 

“Të dënohet me burg Ardit Gjebrea dhe televizioni ku u transmetua ajo intervistë”, është një prej kerkesave të babait i cili humbi gruan dhe vajzën në vitin 2001.

Në padi, i ati numëron me radhë gjithë arsyet ku e mbështet kallëzimin e bërë ndaj televizionit dhe moderatorit Gjebrea.

Gjithashtu Canaj, në akt-padinë e tij aludon se moderatori Gjebrea ka marrë një shumë të madhe të hollash për të bërë një interviste te tille.

“Përhapja e këtyrë deklarimeve, në shpërdorim të lirisë së shprehjes është bërë e qëllimshme për të rritur audiencën apo shikueshmërinë e televizionit, nëpërmjet denigrimit e njollosjes së nderit dhe reputacionit të të dëmtuarit akuzues”- thuhet mes të tjerash në kallëzim.

Historia e Alda Canaj dhe nënës së saj që mbetën të vrara me armë zjarri në vitin 2001 u risoll në vëmendje nga Ardit Gjebrea në emisionin “E diela shqiptare”, ku moderator intervistoi Marjan Rrokun nga qelia. 

Rroku rrëfeu sesi vrau nënë e bijë në vitin 2001 ndërsa shprehej se ishte penduar.

Rrëfimi nga burgu i Marjan Rrokut ka indinjuar pjesëtarët e familjes Canaj duke cuar kështu cështje dhe në gjyq.

Ne foto: Marjan Rroku dhe dy viktimat

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1005 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI