E urta Floriana Garo, puthje e kafshim buzësh me ish-banoren e ‘Big Brother’
E urta Floriana Garo, puthje e kafshim buzësh me ish-banoren e ‘Big Brother’
Publikuar me: 25 Jan 2017

Dihet tashmë se në momentin që dikush bëhet personazh publik, jeta private apo ngjarje të të shkuarës mund të bëhen objekt diskutimi në media e rrjetet sociale.

Edhe pse pamja e jashtme dhe sjellja para kamerës mund të duket engjëllore, shumë personazhe të ekranit fshehin diçka nga e kaluara e lirë.

Viktima e radhës është moderatorja simpatike Floriana Garo e cila deri më sot ka ruajtur një imazh të mirë e pa skandale në sytë e publikut.

Por ama puthja dhe kafshimi pasionant i buzëve me Ilda Gegën  (e sjellë sërish në skenë) ia ka hequr petkun e vajzës së ''rregullt'' bukuroshes se Tv Klan.

Foto fillimisht ka dalë që në periudhën kur ish-banorja e “Big Brother” doli nga shtëpia, kohë kur Floriana nuk njihej, por sot mund të themi se është e kundërta, pasi është moderatorja ajo që ‘preket’.

Nga komentet e shkruara krah fotos kuptohet lehtë se komentuesit apo ndjekësit e saj kanë mbetur disi të zhgënjyer nga një pamje e tillë, të cilën deri më sot nuk e kishin imagjinuar për Florianën.

Gjithsesi, pavarësisht reagimit të parë të komentuesve, një fotografi e tillë nuk ka asgjë të keqe…fundja, për sa kohë të ketë pasion dhe dashuri aq më e bukur është një marrëdhënie… edhe mes shoqesh, shkruan Blitz.

Burimi: panorama.com.al Editor: Redaksia Online Lexuar 1115 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI