Dita e katërt protestës, Basha: Pse po kërkojmë rrëzimin e qeverisë
Dita e katërt protestës, Basha: Pse po kërkojmë rrëzimin e qeverisë
Publikuar me: 21 Shk 2017

Në bashkëbisedimin me protestuesit, në ditën e katërt të protestës, Lulzim Basha iu përgjigj atyre që vunë në dyshim se përse opozita kërkon një qeveri teknike.

Të gjitha institucionet kanë rënë, tha Basha, ndaj kërkesa për një qeveri teknike është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si institucioni i fundit që mban në këmbë shtetin.

“Kur shteti ligjor ka rënë për shkak të kryeministrit që shkel i pari ligjin. Kur parlamenti ka rënë se është mbushur me kriminelë. Kur bashkitë kanë rënë se në krye të tyre, u vendosën narkotrafikantë. Kur ekonomia ka rënë se ia kanë dorëzuar atyre që e mjelin dhe vjelin për të pasuruar atë vetë. Kur mediat kanë rënë nga urdhrat, kërcënimet dhe zhargën e lekëve nga një kryeministër që është bërë model, për blerjen e mediave në të gjithë Ballkanit. A nuk është koha ta rrëzojmë këtë qeveri? Para se te bjerë edhe institucioni i fundit që mban në këmbë shtetin, zgjedhjet e lira dhe të ndershme” tha Basha.

Në bashkëbisedim ishin disa gazetarë të ftuar për të dhënë një mesazh për protestuesit.

Alida Tota, Basir Çollaku dhe Alfred Lela folën për censurën dhe për kapjen e mediave nga qeveria në vitet e fundit.

Burimi: Lapsi.al Editor: Redaksia Online Lexuar 606 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI