"Disconnect", filmi që trajton realitetin dhe virtualitetin e sotëm
"Disconnect", filmi që trajton realitetin dhe virtualitetin e sotëm
Publikuar me: 30 Dhj 2013

Nuk ka shumë për të bërë shaka. Realiteti dhe virtualiteti ngatërrohen deri në atë masë sa që një "Të dua" në Facebook vlen dyfish. Rrjetet sociale, telefoni celular, interneti ka krijuar një realitet paralel më të bukur se ai i vërteti sepse mund të jetojmë vetëm kur  duam.

Kjo është tema e filmit "Disconnect" (Shkëputje) që do të dalë në kinematë evropiane. Një temë shumë aktuale që do të prekë jetët e përsonave të ndryshëm.

Skena e një avokati i cili jeton ngjitur me telefonin në mënyrë që  nuk mund të gjejë kohë për t'i kushtuar gruas së tij dhe fëmijëve adoleshente; një çift në krizë që përdor internetin për të ringjallur një martesën tashmë të mbaruar; një ish-polic ve i cili duhet të merret me djalin e tij ngatërreqarë i cili ngacmon një shok klase rrjetet sociale; dhe në fund, një gazetar i shfrenuar i cili përpiqet të bëjë karrierë duke shfrytëzuar historinë e një djali i cili shet trupin e tij në faqet vetëm për të rritur.

Filmi, i cili shënon debutimin e Henry-Alex Rubin në filma me metrazh të gjatë (ai u propozua më parë për çmimin Oskar për dokumentarin Murderball), prodhuar nga Mickey Liddell dhe Jennifer Monroe e LD Entertainment, dhe William Horberg nga Wonderful Films, është i bazuar në një skenar origjinal nga Andrew Stern.

Burimi: veriu.com Editor: Redaksia Online Lexuar 769 here

Tags:

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI