Blog
18°Tiranë
Hyr

Blog › Teknologji

Holanda do të ndalojë makinat me naftë dhe benzinë

Holanda do të ndalojë shitjen e makinave me benzinë dhe dizel, për t’i ndaluar më pas tërësisht në vitin 2035.Lajmi i bujshëm përbën një zhvillim epokal në politikat për frenimin e efektit serrë, që u detyrohet ndryshimeve të klimës. Sipas…

·

Holanda do të ndalojë makinat me naftë dhe benzinë

Holanda do të ndalojë shitjen e makinave me benzinë dhe dizel, për t’i ndaluar më pas tërësisht në vitin 2035.

Lajmi i bujshëm përbën një zhvillim epokal në politikat për frenimin e efektit serrë, që u detyrohet ndryshimeve të klimës.

Sipas mediave holandeze, ndalimi i makinave me këto lloj karburantesh mund të paraprihet nga gjoba të rënda dhe kufizim qarkullimi.

Sipas “The Independent”, qeveria holandeze ka vendosur masat kundër ndotjes së ambjentit në rend të ditës në mbledhjen e parashikuar për 13 tetorin e ardhshëm.

Në fakt, për këtë ishte folur që pranëverën e kaluar, kur zërat e parë për normativën “emetime zero”, kundër çlirimit të gazit serrë, kishin filluar të qarkullonin në mediat e Europës veriore.

Dekreti kishte kaluar në Dhomën e Ulët të Parlamentit, por tashmë ka edhe një datë dhe nëse aprovohet nga Senati holandez bëhet ekzekutiv.

Makinat elektrike dhe ato karburant bio pritet të zëvendësojnë boshllëkun e makinave me karburant të zakonshëm benzinë dhe naftë.

Jo rrallë herë shkencëtarët kanë paralajmëruar se burimet e naftës mund të zgjasin maksimumi dhe një shekull, kështu që përveç efektit serë një zgjidhje e tillë pritet të bëhet e natyrshme për shumë vende.

893 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?