Blog
18°Tiranë
Hyr

Blog › Kinema

Angeline Jolie: Kleopatra, roli im i fundit në botën e aktrimit !

Ajo u vesh në rolin e nënës së Aleksandrit të Madh dhe tashmë Angelina Jolie, është në prag të interpretimit të rolit të perandoreshës së Egjiptit, Kleopatra. Është ky rol të cilin e ka dëshiruar prej vitesh, ai që mund…

·

Angeline Jolie: Kleopatra, roli im i fundit në botën e aktrimit !

Ajo u vesh në rolin e nënës së Aleksandrit të Madh dhe tashmë Angelina Jolie, është në prag të interpretimit të rolit të perandoreshës së Egjiptit, Kleopatra.

Është ky rol të cilin e ka dëshiruar prej vitesh, ai që mund të jetë roli i saj i fundit si aktore, para se tu dedikohet plotësisht aktiviteteve të saj humanitare dhe punës si regjisore.

Gjatë promovimit të filmit “Maleficent”, ajo konfirmoi se po merr jetë projekti ku ajo do të interpretojë Kleopatrën e Egjiptit.

“Ka shumë ide lidhur me këtë rol, skenari është brilant. Kleopatra është një nga ato personazhe ku unë e ndiej për detyrë që të përkushtohem maksimalisht dhe pas kësaj mendoj se mund të them fjalën ''Fund''.

Është një mënyrë e mirë për tu tërhequr me stil.

Çfarë tjetër mund të bëj pas atij roli ”, është shprehur Jolie në një intervistë të saj, duke shprehur vleresimin dhe entuziazmin për luajtjen e rrolit të një prej femrave më famshme dhe më të bukura të historisë.

1.146 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?