Llogaria ime
AOL Portal
Sport

Zyrtare, botërori i 2026-ës me 48 skuadra


Është aprovuar në mënyrë përfundimtare revolucioni i kërkuar nga presidenti i Fifas, Gianni Infantino, për Botërorin me 48 skuadra.

Kështu në Kupën e Botës të vitit 2026 nuk do të marrin pjesë 32 por 16 skuadra më tepër plot 48, për një kompeticion ku do përfshihen më shumë vende dhe emocionet do të jenë më të mëdha, duke e bërë më të bukur kampionatin Botëror.

Nga 13 Europa duke filluar nga 2026-ta, do të ketë 16 skuadra që do të marrin pjesë në Botëror dhe në këtë mënyrë rriten shanset e Shqipërisë për të siguruar një pjesmarrje historike në eventin më të rëndësishëm në rang kombëtaresh.

Kontinenti që ka përfituar më shumë është Afrika që nga 5 skuadra që ka aktualisht në Botërorin me 48 skuadra do të ketë 9 përfaqësuese që do ta marrin pjesë.

Amerika e Veriut, ajo Qëndrore dhe Karaibet do të kenë 6 vende, ashtu si Amerika e Jugut me Oqeaninë. Azia ndërkohë do të ketë, 8 vende që do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës.

Në kongresin e kësaj të Mërkure, Fifa ka zyrtarizuar edhe dy vendet e fundit që do të përcaktohen nga një miniturne, ndërkombëtar në të cilin do të marrin pjesë 6 skuadra dhe do të zhvillohet në verën e vitit 2025 në vendin mikëpritës të Botërorit.

Tags:
Lexuar 368 here / Marre nga supersport.al
368
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI:


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?