Llogaria ime
AOL Portal Sport

Xhaka kundėr De Biazit: Trajneri gėnjen, ja pse u largova


Humbja me Italinė ka lėnė pasoja nė renditjen e grupit eliminator tė Shqipėrisė, por gjithashtu gjeneroi njė pėrplasje publike mes trajnerit Xhani De Biazi, dhe mesfushorit Taulant Xhaka.

Ky i fundit nuk u preferua pėr ndeshjen nė Palermo dhe vendosi nė mėnyrė tė njėanshme tė largohet nga grumbullimi para miqėsores me Bosnjėn.

Nė njė prononcim pėr Supersport, 25-vjeēari shprehet shumė i zhgėnjyer me qėndrimin e trajnerit Gianni De Biasi, duke theksuar se ai nuk thotė tė vėrtetėn.

"Jam shumė i zhgėnjyer me deklaratėn e trajnerit te kombėtares qė nuk thotė tė vėrtetėn. Une Taulant Xhaka do ta them tė vėrtetėn se jam plotėsisht i zhgėnjyer kur trajneri De Biazi thotė se ika nė Bazel pėr sepse kisha problem, unė ju garantoj se nuk kam asnjė problem, por problemi ėshtė direkt me Trajnerin Di Biazin i cili pėr mua ma ka ba me tė padrejtė pa asnji arsye, kam qen nji lojtar titullar nė kombėtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur pėr flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se mė ka mbrojtur tregon se ai nuk thotė tė vėrtetėn por i lakon gjėrat. Unė kam kėrkua nga ai qė tė bisedojmė qė tė mė japė arsyen pse unė nuk jam titullar por ai me ironi nuk mė tregon asnjė arsye, por as qė do tė dėgjojė mendimin tim. Unė nuk kam filluar tė luaj sot, por jam prej njė kohe tė gjatė profesionist dhe unė i rrespektoj mendimet e trajnerit, por nė kėtė rast ai nuk ka pas arsye tė mbrojė po vetėm tė vėrtetėn ta thotė. Menyrėn dhe selljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipėria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekėt. Juve fansave kuqe e zi dhe tėr Shqipėrisė ju them se mė ėshtė bėrė padrejtėsi deri fund", shprehet Xhaka.

Kjo nuk ėshtė hera e parė qė trajneri De Biazi ka pėrplasje me lojtarėt e kombėtares, pasi nė tė kaluarėn mėrinė e teknikut e kanė vuajtur edhe Kaēe, Meha, Rama apo Vangjeli.

Por kjo deri mė tani ėshtė pėrplasja mė e fortė publike e De Biasit me njė lojtar tė kombėtares.

Tags:
Lexuar 790 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?