Llogaria ime
AOL Portal Sport

Ventura dhe Buffon vlerėsojnė kuqezinjtė: Kundėrshtarė i vėshtirė !


Vlerėsim maksimal pėr Shqipėrinė pasi te Italia i tremben jo pak kombėtares kuqezi.

Nė konferencėn pėr shtyp pėrpara sfidės ndaj kombėtares shqiptare trajneri i pėrfaqėsues sė kaltėr Giampiero Ventura foli me superlativa pėr skuadrėn qė drejtohet nga Gianni De Biasi duke u kėrkuar futbollistėve tė tij tė japin 100% e mundėsive tė tyre nė sfidėn qė do tė zhvillohet kėtė tė Premte nė Palermo, pasi vetėm kėshtu Italia mund tė marrė tre pikėt nė kėtė sfidė.

” Uroj qė tė shohim nė fushė njė Itali tė mirė. Pėr tė kaluar me sukses kėtė ndeshje duhet tė bėjmė njė paraqitje pozitive, duhet tė jemi agresivė dhe tė japim 100% tonė.

Shqipėria dėshiron tė bėjė historinė, ėshtė e vendosur dhe mbi tė gjitha ka njė skuadėr shumė luftarake. Pres njė hap pėrpara nga skuadra ime krahasuar me sfidėn e fundit qė kemi luajtur.

E vlerėsojmė shumė kėtė ndeshje dhe nėse do fitojmė do isha vėrtetė i lumtur. Pėr ne nuk do tė ketė asnjė minutė tė lehtė nė kėtė ndeshje qė ėshtė shumė delikate. Pres njė Shqipėri qė do tė luajė e mbyllur prapa dhe qė do tė kundėrsulmojė rrezikshėm”.

Tifozėt shqiptarė pritet tė jenė tė shumtė nė shkallėt e stadiumit Renzo Barbera, ėshtė i sigurtė pėr kėtė Ventura i cili e di qė kualifikimi direkt nė Botėror pėr Italinė e tij kalon pikėrisht nga sfida ndaj Shqipėrisė.

” E di qė do tė jenė shumė tifozė shqiptarė nė Palermo. Presim njė pushtim tė fushės nga ana e tyre ashtu sic ndodhi nė miqėsoren qė u zhvillua nė Genoa. Ndeshje tė lehta nė kėtė grup nuk ka. E vėshtirė do tė jetė edhe pėr Spanjėn sfida ndaj Izraelit. Shpresoj qė Izraeli ta ndalė Spanjėn, por pėr tu kualfikuar nė Botėror nė rradhė tė parė ne duhet tė fitojmė ndeshjen tonė ndaj Shqipėrisė”.

Pėrkrah Giampiero Venturės nė konferencėn pėr shtyp tė kombėtares italiane, ishte edhe kapiteni Gianluiggi Buffon i cili ndaj kuqezinjėve do tė luajė ndeshjen e tij tė 1000-tė nė karrierė. Respekt maksimal edhe nga portieri i Juventusit pėr kombėtaren shqiptare.

” Shqipėria gjatė kėsaj periudhe ka treguar se di tė vendosė nė vėshtirėsi cdo kundėrshtar. Me progresin qė kanė bėrė ata janė skuadėr qė duhet tė merret nė konsideratė, pra janė tė frikshėm dhe kėtė e them i bindur pa hamendėsime. 1000 ndeshje nė karrierė? Ėshtė njė arritje e bukur, por ju siguroj se kėsaj shifre nuk do ti shtohen mijra tė tjera”.

Tags:
Lexuar 450 here / Marre nga Supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?