Llogaria ime
AOL Portal Sport

Tragjedia e Chapecoense, mbijetojnė tre futbollistė


Rrėzimi i njė avioni tė kompanisė charter “Boliviana Lamia” qė po udhėtonte drejt aeroportit tė “Medellin” nė Kolumbi, i kushtoi jetėn 76 personave, ndėrsa 5 tė tjerė kanė mbijetuar.

Mes pasagjereve ishin edhe pjesėtarėt e skuadrės braziliane tė futbollit tė Chapecoense, e cila do tė luante nė Kolumbi finalen e Kupės sė Amerikės sė Jugut.

Tragjedia, shkaqet e tė cilės janė ende tė pasigurta, ndodhi nė orėn 22:15 tė orės lokale nė Cerro Gordo tė La Union, 57 km larg destinacionit “Medellin” dhe siē mėsohet avioni po bėhej gati pėr fazėn e uljes. Menjėherė pas lajmit, Kupa amerikanojugore u pezullua.

Mes tė mbijetuarve konfirmohen tė jenė tre futbollistė, mbrojtėsi Alan Ruschel dhe portierėt Jackson Follmann dhe Danilo.

Siē raportoi rrjeti sportiv “Telemundo Deportes”, Ruschel ishte ne gjendje shoku por mund te fliste, dhe kėrkoi tė takonte menjėherė familjarėt.

Avioni ishte nisur nga Santa Cruz de la Sierre nė Bolivi dhe mes shkaqeve tė mundshme tė rrėzimit tė tij, citohen probleme nė impiantin elektrik.

Me tė njėjtin avion, tre javė mė parė, udhėtoi kombėtarja e Argjentinės sė Lionel Messit.

Operacionet e shpėtimit u vėshtirėsuan nga shikueshmėria e ulėt nė vendin e ngjarjes. Madje kushtet e kėqija tė motit detyruan ndėrprerjen e pėrkoheshme tė kėrkimeve.

Ekipi nga qyteti i Chapeco-s kaloi nė serinė e parė tė Brazilit nė vitin 2014 dhe arriti nė javėn e fundit tė kampionatit pas njė fitore kundėr San Lorenzos sė Argjentinės.

Tags:
Lexuar 292 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?