Llogaria ime
AOL Portal Sport

Titulli njė thriller, Partizani-Kukėsi pa fitues


Titulli i Superiores mbetet njė thriller deri nė fund, me Partizanin dhe Kukėsin qė nuk prodhuan dot njė fitues nė duelin direkt pėr titullin.

Pas 32 javėsh ekipi i Gjokės ruajti pathyeshmėrinė duke patur njė hap mė shumė se tė kuqtė nė garėn pėr titullin, qė pavarėsisht dėshirės nuk ia arritėn dot tė thyenin Kukėsin.

Me njė ''Selman Stėrmasi'' tė tejmbushur ku mbizotėronte e kuqja, arbitėr tė huaj dhe nėn sytė e Luēiano Moxhit tė pranishėm nė stadium, Partizani dėshtoi tė merrte i vetėm kreun e tabelės sė klasifikimit.

Sfida e “Selman Stėrmasit” u zhbllokua nė minutėn e 21-tė nga verilindorėt, tė cilėt gjetėn rrugėn e rrjetės me anė tė Dverkoniviē, e me kėtė rezultat u mbyll edhe pjesa e parė e takimit.

Partizani hyri me njė marsh mė shumė nė 45-minutėshin e dytė, duke barazuar shifrat vetėm 30 sekonda pas rifillimit tė lojės, kėtė herė falė njė autogoli tė Ylli Shametit tė Kukėsit.

Nė pjesėn e mbetur tė sfidės, kryeqytetasit e kėrkuan mė shumė golin e fitores, madje patėn njė rast tė artė nė minutėn e tretė shtesė, por qė nuk u shfrytėzua siē duhej.

Me kėtė barazim, Kukėsi vijon tė mbetet i pamposhtur nė kėtė sezon tė Superiores, ndėrsa ēėshtja e titullit mbetet ende “peng”, ndoshta i dy javėve tė fundit, kur tė dyjave skuadrave do t’u duhet tė ndeshen me Skėnderbeun.

lGjithashtu verilindorėt mbeten sėrish nė krye me pikė tė barabarta me Partizanin, me nga 66 secili, por me verilindorėt nė avantazh tė pėrballjeve direkte, ndėrkohė qė Skėnderbeu, nėse do tė fitojė ditėn e shtunė ndaj Vllaznisė nė Korēė, do t’u afrohet me vetėm njė pikė diferencė dy kryesuesve.

Verilindorėt presin korēarėt nė Kukės javėn e parafundit, ndėrsa “ujqėrit e dėborės” do tė presin mė pas nė Korēė ekipin e Partizanit, nė 90-minutėshin e fundit tė kampionatit.

Takimi nisi me njė minutė heshtjeje nė nder tė legjendės sė "tė kuqve", Gjergji Thaka, i cili u nda nga jeta njė ditė mė parė, pranė fotos sė tė cilit vendosėn lule tė dyja ekipet.

Tags:
Lexuar 700 here / Marre nga Supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?