Llogaria ime
AOL Portal Sport

Thellohet skandali nė futbollin anglez, Allardyce fajson mediat


Skandali që fundosi ish-trajnerin e kombëtares angleze Sam Allardyce po zgjerohet akoma më shumë.

Daily Telegraph ka publikuar një tjetër video ku në qendër të saj është menaxheri italian Pino Pagliara, i cili zbulon informacione që përfshijnë trajnerë dhe ish-trajnerë të skuadrave nga Premier League.

Në videon e publikuar shihet se agjenti italian Pagliara, i cili u skualifikua në vitin 2005 për shkak të çështjes Genoa-Venezia dhe valixhes së famshme me 250 mijë euro, flet për 5 trajnerë të cilët e kanë paguar personalisht atë për përfitimet e paligjshme nga transferimi i lojtarëve.

'Mendoja se italianët ishin të korruptuar, por këtu në Angli gjërat po shkojnë akoma edhe më keq, pasi gjithçka bëhet në fshehtësi-janë fjalët e italianit në video, i cili më pas tregoi dhe mënyrën e funksionimit të skemës.

Në bisedat e bëra Pagliara fliste shpesh për një term kafe, e cila nënkuptonte ryshfetin dhe përfitimin e paligjshëm.

Gjatë fjalës së tij me gazetarët biznesmen nga lindja e mesme Pagliara dha detaje për një trajner që drejton aktualisht një skuadër në Premier League, i cili i kërkon gjithnjë para pasi nuk ka një pagë të lartë në klubin ku ai punon.

Të gjitha videot e publikuara nga Daily Telegraf janë sekuestruar nga policia britanike. Federata angleze ende nuk ka folur për këtë skandal që po përfshin dhe emra të tjerë, ndërkohë që mediat vendase shkruajnë se drejtuesit e saj po kërkojnë një emër të pastër për të zëvendësuar Allardycen.

Allardyce fajëson median
Sam Allardyce nuk ngurron të cilësojë median si fajtore për largimin e tij nga posti i trajnerit të Përfaqësueses Angleze.

Trajneri 51-vjeçar që u përfshi në një skandal të publikuar nga “Telegraph”, pranoi gabimin e bërë prej tij, por shtoi se e ndjen veten të futur në kurth.

“Ishte një gabim në gjykim dhe i pagova pasojat”, tha Allardyce. “Kurthi fitoi në këtë rast dhe unë duhet ta pranoj”.


Tags:
Lexuar 236 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?