Llogaria ime
AOL Portal Sport

Skėnderbeu, 'thriller' ndaj Vllaznisė. Tirana pranė greminės


Një përmbysje e çmendur për titullin.

Si në një film thriller, Skënderbeu mposhti 4-3 Vllazninë për të arritur në fund një sukses të jashtëzakonshëm ndoshta më të rëndësishmin e këtij sezoni, sepse falë kësaj fitoreje korcarët mbeten në garë dhe e kanë vetë në dorë fatin e tyre për të mbrojtur kurorën e skuadrës kampione.

Korçarët kaluan vetëm një herë të parët në avantazh, por ishte ajo më e rëndësishmja dhe që vulosi rezultatin 4-3 përballë Vllaznisë.

Shkodranët kaluan që në minutën e pestë në avantazh me anë të Cinarit. Barazimin për korçarët e vendos një shkodrën. Hamdi Salihi shënoi nga pika e bardhë e penalltive në minutën e 39 të takimit dhe pjesa e parë u mbyll në barazim.

10 minuta nga nisja e pjesës së dytë, Vllaznia gjen avantazhin edhe ajo nga pika e bardhë, ku Tafili nuk gabon. Detyrën e vështirë për të rikthyer barazpeshën e merr sërish Salihi, që shënon në minutën e 72.

Por sërish shkodranët, tre minuta më vona arrijnë të gjejnë avantazhin me anë të Bakajt.

Pas këtij goli, presioni i Skënderbeut u shtua në zonën e Vllaznisë, por golin do ta gjente vetëm në minutën e parë shtesë, nga pesë të tilla që dha gjyqtari i takimit.

Por as me barazimin 3-3 korçarët nuk ishin dakort dhe në minutën e fundit, një top i hedhur në zonë devijohet me dorë nga mbrojtësit miq. Karton i kuq dhe 11-metërsh për Skënderbeun ishte vendimi i gjyqtarit të takimit.

Nga pika e bardhë, Latifi nuk gabon dhe sekondat e mbetura nuk mjaftonin për të ndryshuar rezultatin. Skënderbeu fiton 4-3 dhe shkurtën në -1 diferencën nga Partizani dhe Kukësi të vendit të parë.

Tirana pranë greminës

Tirana ka humbur sot një tjetër ndeshje, kësaj here përballë Flamurtarit në një duel direkt për mbijetesë.

Dy gola në limitet e kohës së rregullt i dhanë një fitore të madhe 2-0 Flamurtarit ndaj Tiranës në Vlorë.

Perla e Donjet Shkodrës nga goditja e lirë dhe finalizimi i Bushic në shtesë fundosën bardheblutë e Josës, të cilët rrezikojnë serizisht rënien nëse nuk reagojnë si duhet në ndeshjet e mbetura.

Një gabim i Moise përballë Halilajt u kthye në bumerang për Tiranën, që u ndëshkua në momentin e saj më të mirë, pikërisht atëherë kur ishte më pranë fitores.

Tirana vazhdon të humbasë kështu dhe tani më shumë se kurrë ndjehet e kërcënuar për të rënë në kategorinë inferiore, aty ku nuk ka qenë kurrë në historinë e saj sëbashku me Vllazninë.

Ndërsa Flamurtari me këtë fitore arrin kuotën e 35 pikëve, tre më shumë se Laçi (32) dhe Tirana (32) të cilat do të garojnë deri në fund për të mos shoqëruar Korabin në kategorinë e parë.

Laçi, fitore shprese

Sergio Juniors nban gjallë shpresat e Lacit për mbijetesësë, duke shënuar golin e fitores në minutën e dytë shtesë në sfidën me Luftëtarin.

2-1 triumfoi skuadra e Stavri Nicës, që mori tri pikë në një ndeshje dramatike, për të mbetur në lojë në garën për qëndrimin në superiore.

Për gjirokastritët kjo ishte humbja e dytë radhazi dhe e katërta në 5 ndeshjet e fundit, me vendin e katërt që mbetet në ankand.


Tags:
Lexuar 753 here / Marre nga Supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?