Llogaria ime
AOL Portal Sport

Shpėrthen agjenti i futbollistit, Guardiola-Toure nė luftė totale


Qëndrimi i Yaya Toure te Manchester City po bëhet më shumë se një çështje mediatike.

Pasi futbollisti nga Bregu i Fildishtë u la jashtë listës së Champions League dhe me minutat e pakëta të aktivizimit në kampionat, reagoi manaxheri i tij, Dimitri Seluk, i cili kritikoi shumë ashpër vendimin e Guardiolës.

“Nëse do të fitojë këtë sezon Champions League, do të shkoj në Angli dhe do të pranoj publikisht që Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Por, nëse nuk ia del, atëherë shpresoj që ai të ketë kurajo të pranojë se ka poshtëruar Toure”, tha Seluk.

Replika nga trajneri spanjoll sigurisht që nuk e ka qetësuar situatën: “Menaxheri i tij duhet të kërkojë falje, në të kundërt Toure nuk do të ketë më vend në këtë skuadër”, u shpreh Guardiola, që ndër të tjera ka bllokuar çdo tratativë për të kërkuar skuadër në janar.

Një situatë aspak e lehtë për mesfushorin, i cili sapo ka konfirmuar largimin nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë nëpërmjet një letre të publikuar në faqen e tij të internetit.

Agjenti i Toure kërcënon Guardiolën
Debati mes agjentit të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë dhe trajnerit spanjoll duke se ka arritur kulmin.

Guardiola ka thënë se Toure nuk do të luajë më në rast se lojtari nuk i kërkon falje për komentet e mëparshme të agjentit.

Por, Seluk reagoi sërish. Ai nuk kërkoi falje, por mendon se Guardiola është ai që duhet t’i kërkojë falje ish-trajnerit të Cityt, Pellegrini dhe portierit Joe Hart. Sipas tij, spanjolli po sillet si mbret pas stratit perfekt me “qytetarët”.

Po ashtu, ai paralajmëroi Guardiolën duke thënë “nëse do luftë, luftë do kesh” e duke i kujtuar se jeton në Europë ku liria e të shprehjes mbrohet me ligj.

“Pse duhet të kërkoj falje? Guardiola fitoi disa ndeshje dhe mendon se është mbret. Jetoj në Europë kështu që mund të them ç’të dua dhe Guardiola s’më ndalon dot. Po, do t’i kërkoj falje Guardiolës nëse ai i kërkon falje Pellegrinit për atë që i bëri. Pellegrini firmosi kontratë vitin e kaluar dhe pastaj u detyra të lirojë vendin për Guardiolën. Pep duhet t’i kërkojë falje edhe portierit Joe Hart. Nuk është normale dhe e drejtë që të vish në Angli dhe të “çlirohesh” nga anglezët. Kur shkon në një vend duhet të respektosh atë dhe vendasit”, tha Seluk.

Agjenti i Yaya Toure tha gjithashtu se me shumë respektonte trajnerët si Claudio Ranieri të cilët arrijnë gjëra të mëdha pa shpenzuar shumë, sesa trajnerët “ e mëdhenj” që arrijnë suksese pasi shpenzojnë miliona.


Tags:
Lexuar 243 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?