Llogaria ime
AOL Portal Sport

Shau gjyqtarin, FIFA me dorė tė rėndė ndaj Leo Mesit


Sikurse pritej, Lionel Mesi nuk i ka shpėtuar dėnimit nga FIFA pas sharjes ndaj njėrit prej arbitrave ndihmės nė ndeshjen e sė premtes me Kilin.

Takim i cili u fitua 1-0 nga Argjentina pikėrisht falė njė goli me penallti tė kapitenit nė minutėn e 15-tė.

Vendimi iu bė i ditur Federatės Argjentinase tė Futbollit vetėm pak orė para pėrballjes me Bolivinė pėr kualifikueset e Kampionatit Botėror “Rusi 2018”.

Pėrveē takimit tė sotėm nė La Paz, “Pleshti” nuk do tė jetė nė dispozicion tė trajnerit Edrardo Bauza as pėr ndeshjet ndaj Uruguait, Venezuelės dhe Perusė, pėr t’u rikthyer nė duelin e fundit pėrballė Ekuadorit.

Gjithashtu Mesi u gjobit edhe me dhjetė mijė franga zvicerane.

Nuk dihet ende nėse federata do ta apelojė vendimin e “qeverisė” botėrore tė futbollit me shpresėn pėr njė ulje tė dėnimit.

Aktualisht Argjentina renditet e treta nė grupin e Amerikės sė Jugut, megjithatė nuk e ka siguruar ende kualifikimin pėr nė Botėrorin e vitit tė ardhshėm. Katėr ekipet e para e presin direkt biletėn, kurse e pesta luan nė play-off.

Tags:
Lexuar 353 here / Marre nga panorama.com.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?