Llogaria ime
AOL Portal Sport

Samir Ujkani arrin akordin me Genoa-n


Samir Ujkani drejt Genoas.

Mediat italiane njoftojnë se portieri i Përfaqësueses së Kosovës që ka luajtur më parë edhe për Shqipërinë është vetëm një hap larg klubit të Presidentit Enriko Preziosi.

27 vjecari preferoi që të mos rinovonte kontratën me Palermon e cila i skadoi në muajin qershor duke i dhënë fund aventurës me skuadrën siciljane.

Arsyeja ishte e thjeshtë, te Palermo Ujkani kishte pak hapësira me Sorrentinon që preferohej si portier i parë.

Tanimë gardiani shqiptar është shumë pranë klubit kuqeblu ku tekat e fatit i kanë ofruar shansin për të kërkuar një vend titullari në skudrën e serisë a.

Te Genoa është dëmtua Matia Perin, portieri i parë që kishte tërhequr interesin e disa prej klubeve më të mëdha të futbollit italian.

Dëmtimi i tij është serioz duke qenë se në klub ende nuk dinë se sa kohë do të duhet për rikuperimin , po ashtu edhe Donna Rumma është jashtë fushe për shkak të një dëmtimi, jkështu që Ujkani mund të luftojë për vendinin e titullarit me Lamana .

Kjo vlen për javët e para të Serisë A, deri sa të rikuperohet Perin që ruan statusin e portierit të parë te kuqeblutë, por ku i dihet, deri atëherë Ujkani mund ti ketë bindur të gjithë mbi vlerat e tij.


Tags:
Lexuar 476 here / Marre nga supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?