Llogaria ime
AOL Portal Sport

“Rusi 2018”, Brazili kualifikohet i pari. Argjentina e Uruguaji humbasin “maleve”


Brazili ėshtė skuadra e parė nė botė qė pret biletėn pėr nė fazėn finale tė Botėrorit tė vitit 2018, qė do tė zhvillohet nė Rusi.

Kombėtarja 5 herė kampione e botės fitoi me lehtėsi ndaj Paraguajit nė Sao Paulo me rezultatin 3-0, duke regjistruar fitoren e 8 radhazi nėn drejtimin e trajnerit Tite.

Brazili e zhbllokoi rezultatin nė minutėn e 34-t tė ndeshjes me Coutinhon, qė shėnoi pas njė kombimini me Paulinhon.

Nė pjesėn e dytė, Neymar humbi njė 11-metėrsh, por mė vonė e korrigjoi gabimin e tij, duke shėnuar golin e dytė pėr “Seleēao”-n. Llogaritė e sfidės i mbylli Marcelo, me golin e tretė tė shėnuar nė minutėn e 86.

Argjentina vuajti mungesėn e Lionel Messit tė ndėshkuar me 4 ndeshje pezullim. Skuadra “albiēeleste” humbi 2-0 ndaj Bolivisė, nė njė sfidė tė zhvilluar nė lartėsitė mbi 3.000 metra mbi nivelin e detit, duke e komplikuar ndjeshėm ēėshtjen e kualifikimit.

Bolivia kaloi nė avantazh nė minutėn e 31-tė me Arce, ndėrkohė qė nė tė 53-tėn, Moreno shėnoi edhe golin e dytė. Bolivia arriti tė marrė 3 pikėt ndaj nėnkampionėve tė botės, qė zbresin nė vendin e pestė tė renditjes pas Kilit, me kėtė tė fundit qė iu imponua Venezuelės me rezultatin 3-1.

Edhe pėr Uruguajin gjėrat shkuan jo mirė, pavarėsisht kthimit tė Luis Suarezit. Skuadra e Tabarez, pas disfatės 4-1 me Brazilin, u gjunjėzua edhe nga Peruja nė Lima, kėtė radhė me rezultatin 2-1.

Sanchez kaloi uruguajanėt nė avantazh, por Peruja pėrmbysi gjithēka duke shėnuar dy herė, fillimisht me Gerreron e mė pas me Flores, duke i shkaktuar Uruguajit humbjen e 5-tė nė kualifikueset e grupit tė Amerikės Latine.

Nė ndeshjen tjetėr, Kolumbia mposhti 2-0 Ekuadorin nė fushėn e kėtij tė fundit 2-0.

Tags:
Lexuar 824 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?