Llogaria ime
AOL Portal Sport

Mustafi i nxierr bojėn shqipėrisė: Kur kthehem atje, shoh 6 vjeēarė qė punojnė


Revista e njohur “Times” i ka kushtuar njė artikull mbrojtėsit shqiptaro-gjerman tė Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili bėri bujė disa kohė mė parė kur luante me Valencian nė Spanjė pasi nuk pranoi tė fliste nė prani tė njė birre.

Kampioni i botės me Gjermaninė, pėrveē karrierės sė tij, ka folur dhe pėr realitetin e vėshtirė nė tė cilin jetojnė fėmijėt nė vendet e varfėra si shqipėria.

Gazeta e quan “Zotėria i Pamposhtur” pasi ai nuk ka humbur nė 16 ndeshjet qė ka luajtur pėr Arsenalin.

“Mustafi ėshtė njė hero shumė modern pėr epokėn e Brexit, Trump dhe paranojės fetare. Ai ėshtė njė mysliman, qė e pranon se tė lutet pesė herė nė ditė ėshtė e vėshtirė me udhėtimet e Champions League, Ramazanin dhe Euro2016.

Ai kėrkon perfeksionin dhe dėshiron tė shkojė nė Mekė tė paktėn njėherė, por po ashtu sheh pėrtej besimit tė tij pėr tė studiuar fetė e tjera. Ai thotė se ėshtė i lodhur nga ata nė shtėpi qė thonė se ai ėshtė gjysmė gjerman dhe e identifikon atė me atė ekip qė luan. “Unė nuk i harroj kurrė rrėnjėt e mia,” shprehet ai”.

“Babai i tij, Kujtimi, qė tani ėshtė agjenti i tij, dikur riparonte rrugėt dhe ia dedikoi jetėn pasionit tė Mustafit. “Mė merrte nė ēdo ndeshje, ēka nuk ėshtė normale. Ndonjėherė, ai vinte nga puna pa fjetur gjumė dhe mė dėrgonte nė stėrvitje. Tani i flas dhe e pyes se pėrse ishte kaq i fiksuar dhe ai thotė se nuk donte tė mė linte kohė pėr shokėt tė kėqinj dhe gjėra qė nuk duhet t’i bėja”.

Mustafi thotė se gjithēka qė mund tė mėsosh nė fushė, e pėrdor nė aspekte tė tjera”, shkruan gazeta, teksa thekson se imazhi i njė futbollisti tė pėrgjegjshėm nuk para shkon me klishetė pėr milionerėt e fiksuar me jetėn luksoze.

Mustafi e dhuron njė rrogė ditore pėr fondacionin e Arsenalit, qė ka shumė projekte, mes tyre edhe ndėrtimin e fushave tė futbollit nė Irak.

“Nuk ėshtė e ēuditshme, duke pasur parasysh udhėtimin e gjyshit tė tij, emigracionin dhe negativitetin qė e rretheon. “Ėshtė e vėshtirė,” thotė ai. “Ka njerėz qė kėrkojnė ndihmė dhe vijnė nė njė vend tė ri pėr tė rritur familjet. Pastaj ka njerėz qė vijnė dhe nuk e kuptojnė mundėsinė qė u jepet. Ata e shohin plotėsisht gabim dhe bėjnė gjėra qė nuk duhet t’i bėjnė. Por ju duhet tė kuptoni se kur njerėzit vijnė nė Britani tė Madhe dhe Gjermani, ju nuk e dini se ēfarė kanė parė nė jetėn e tyre tė mėparshme. Disa prej tyre nuk i shohin gjėrat siē i shohim ne”.

“Ėshtė e vėshtirė pėr tė gjykuar. Kur shkoj nė Shqipėri, aty ka fėmijė 6 vjeē qė punojnė. Nuk ka shkolla, ndaj ata vijnė kėtu dhe ėshtė e vėshtirė. Nėse do u dėrgoj nė Shqipėri, do u duhet kohė ta merrni veten. Nuk mund t’i shohėsh ata si ‘ne dhe ata’”.

Tags:
Lexuar 1077 here / Marre nga Mapo.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?