Llogaria ime
AOL Portal Sport

Mrekullia e Alessandrias, nga Seria C nė gjysėmfinalen e Coppa Italia


Alessandria bën mrekullinë duke u bërë e para skuadër në histori nga Seria C, që arrin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Skuadra nga kategoria e tretë italiane realizoi një përmbysje të pabesueshme përballë Spezia-sn së Serisë B duke shënuar dy gola në minutat e fundit të sfidës, pasi vendasit kishin shpërdoruar pa fund.

Ricardo Bocalon ishte heroi i miqve që shënoi një dygolësh në këtë përballje në minutat 83-të dhe 90-të duke kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinalet e Kupës ku do të ndeshen me Milanin.

Ndeshja në fakt nisi më mirë për Spezian, që zhbllokoi dhe rezultatin në minutën e 20-të me Emmanuele Calaio, që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Vendasit humbën shumë raste dhe nga kjo përfitoi Alessandria, me Bocalon që barazoi rezultatin në minutën e 83-të, përpara se të shënonte golin e fitores që i dha gjysmëfinalen këtij klubi për herë të dytë në histori, ku pas 80 vjetësh do të gjejë sërish përballë Milanin.


Tags: copa italia
Lexuar 499 here / Marre nga supersport.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?