Llogaria ime
AOL Portal Sport

Messi e Ronaldo me nga njė ''Top tė Artė'' mė pak sikur...


“France Football” vendosi tė “divorcohet” nga Fifa duke bėrė sėrish tė sajin Topin e Artė.

Cėshtja kryesore ka tė bėjė me votimin, me ndarjen e tyre do tė votojnė sėrish vetėm gazetarėt dhe jo mė kapitenėt dhe kjo do tė ketė njė efekt tė drejtėpėrdrejtė pasi do tė eleminojė aleancat qė janė konstatuar nė vitet e fundit.

Mediat europiane zbulojnė se rezultati pėr Topin e Artė do tė kishte qenė krejt ndryshe nė 2010 dhe nė 2013 nėse do tė kishin votuar vetėm gazetarėt.

Nėse do tė ishin marrė parasysh preferencat e tyre, nė vitin 2010 Topi i Artė do tė kishte shkuar pėr Wesley Sneijder dhe jo pėr Lionel Messin.

Holandezi qė nė atė vit arriti triumfin nė Champions, kampionat dhe Kupė me Interin dhe ishte finalist i Botėrorit me Kombėtaren e tij, mori 293 pikė nga gazetarėt.

Iniesta qė kishte fituar po aq sa Messi nė nivel klubesh por u shpall kampion Bote me Spanjėn ishte i dyti me vetėm 2 pikė mė pak 291, ndėrsa Xavi i treti me 229 pikė.

Messi ishte lojtari i katėrt pėr shtypin, por rezultoi falė votave tė Kapitenėve dhe Trajnerėve tė Kombėtareve fitues i edicionit tė vitit 2010.

Edhe nė vitin 2013 rezultati mund tė kishte qenė ndryshe nėse do tė merrej parasysh votimi i gazetarėve.

Atė vit Francezi Franck Ribery fitoi gjithcka me Bajernin e Mynihut dhe ishte mė i votuari nga gazetarėt.

Riberi mori prej tyre 524 pikė, kundrejt 399 tė Ronaldos dhe 364 tė Messit.

Topi i Artė shkoi pėr portugezin, sėrish falė votave tė trajnerėve dhe kapitenėve te Kombėtareve.

Sipas llogarive tė gazetarėve, Messi dhe Ronaldo do tė kishin nga njė Top tė Artė mė pak.

Tags:
Lexuar 260 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?