Llogaria ime
AOL Portal Sport

Luēiano Moxhi prezantohet tek Partizani


Pak kohė mė parė ai pėrfundoi sagėn me drejtėsinė italiane ku kėrkontė rikthimin nė botėn e futbollit.

Por nga kjo betejė doli i humbur dhe verdikti pėrfundimtar ishte pėrjashtimi i pėrjetshėm i tij nga futbolli italian.

Ky vendim nuk e pengon Luciano Moggi-n qė tė pėrfshihet nė botėn e futbollit jashtė kufijve tė Italisė dhe kėtė ish-drejtuesi i Juventusit ka vendosur qė ta shfrytėzojė duke e nisur nga …Shqipėria.

Klubi i Partizanit njoftoi pėrmes faqes sė vet zyrtare tė internetit “blerjen” mė tė re dhe roli i tij do tė jetė kėshillues me njė kontratė trevjeēare.

“Klubi njofton arritjen e marrėveshjes sė bashkėpunimit me Luciano Moggi-n, ish-drejtues i klubeve mė prestigjoze nė arenėn ndėrkombėtare. Konsulenca e z.Moggi te Partizani do tė jetė prezente pėr 3 vitet e ardhshme dhe do tė konsistoj nė njė bashkėpunim nė tė gjitha fushat, specifikisht tė atyre teknike,organizative dhe marketing. Nėpėrmjet kėsaj marrėveshje, falė eksperiencės dhe aftėsive qė Moggi zotėron, do t’i mundėsojė klubit ngritjen nė nivele tė larta suksesi, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė arenėn ndėrkombėtare”, thuhet nė deklaratė.

Kjo marrėveshje ėshtė pasqyruar gjerėsisht edhe nė mediat sportive italiane, ku Gazzeta Dello Sport shkruan: “Moggi e rinis nga Shqipėria. I rikthehet futbollit me Partizanin e Tiranės”.

Luciano Moggi ėshtė njė figurė kontraverse nė futbollin italian. Ai ishte nė qendėr tė skandalit “Calciopoli” qė shpėrtheu nė vitin 2006. Skandali i kushtoi Juventusit heqjen e dy titujve dhe rrėzimin nė Serinė B.

Tags:
Lexuar 757 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?