Llogaria ime
AOL Portal Sport

Luciano Moggi flet rreth futbollit shqiptarė


Paraqitjet e mira tė kombėtares shqiptare, nėn drejtimin e De Biasit, kanė marrė nota pozitive edhe nga ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi.

Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Shqip”, njė nga protagonistėt kryesorė tė “Calciopoli”-t nė Itali ka folur me superlativa pėr disa nga lojtarėt tanė kuqezi, madje - sipas tij - ata mund tė luajnė nė ēdo skuadėr nė Serie A.

“Mendoj se futbolli nė Shqipėri ėshtė rritur shumė. Ndaj Italisė ishin disa lojtarė shqiptarė, qė bėnė diferencėn ndaj tė tjerėve.

Pėrveē Berishės, qė tregoi se ėshtė njė portier shumė i mirė, nuk e kuptoj pėrse nuk vjen nė Itali njė sulmues, qė mė duket se quhej Ēikalleshi, apo njė mesfushor si Kukeli.

Kėta lojtarė kanė cilėsi dhe kanė treguar se janė shumė tė mirė pėr tė luajtur nė kampionatet evropiane, ndoshta edhe nė lartėsinė e ndonjė skuadre tė rėndėsishme”, ėshtė shprehur Luciano Moggi.

Sipas Moggit, ardhja e De Biasit nė krye tė kuqezinjve ka bėrė qė kjo skuadėr tė mos nėnvlerėsohet mė nga kundėrshtarėt, kushdo qofshin ata.

“Shqipėria ėshtė njė skuadėr, qė duhet marrė nė konsideratė. Natyrisht, ka lojtarė qė duhet tė mėsojnė ende disa gjėra, por nė thelb, mendoj se De Biasi ka bėrė njė punė tė mirė, mbi tė gjitha nė kokėn e lojtarėve, pastaj sa i pėrket impenjimit, nė kėtė aspekt nuk janė inferiorė ndaj askujt”, ka thėnė Luciano Moggi.

Moggi pėrshėndeti dhe mijėra tifozėt shqiptarė, tė cilėt mbushėn stadiumin “Luigi Ferraris” dhe dolėn nė mbėshtetje tė popullit tė Xhenovas.

Ish-drejtuesi i Juventusit ka shkruar sė fundmi edhe njė libėr, me titullin “Topin e sjell unė”, i cili do tė botohet nė shqip nga Shtėpia Botuese “Saras” dhe shumė shpejt do tė prezantohet nga vetė ai nė kryeqytetin shqiptar.

Tags:
Lexuar 1153 here / Marre nga top-channel.tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?