Llogaria ime
AOL Portal Sport

Lorik Cana e pranon: Futbollin e lashė pėr shkak tė zemrės !


Për herë të parë Lorik Cana zbulon arsyen e vërtetë që e detyroi të varë këpucët në gozhdë.

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ish-­kapiteni kuq e zi tregoi se ishin problemet me zemrën ato që i detyruan mjekët të ndalonin Lorikun të luante në fushë.

Megjithatë, pavarësisht këshillave të tyre, Cana luajti edhe një vit deri sa përfundoi edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Europian të futbollit.

“Ka qenë një periudhë që unë luaja dhe në fushë ishte dhe defibrilatori në rast se do ishte i nevojshëm, kjo më shqetësonte pak, por më pas e harrova praninë e tij në fushë dhe rrezikun e zemrës dhe luajta deri në ndeshjen e fundit”, tha ai për Jonida Shehun.

Angazhimet e tij të fundit e kanë mbajtur të lidhur me futbollin. Ai do të nisë realizimin e fushave të sportit për fëmijët në Tiranë dhe më pas edhe në bashki të tjera, si projekti i parë i fondacionit që mban futbollisti i njohur, gjithashtu certifikimet për t’u bërë trajner janë në planet e tij të afërta.

Dhe sigurisht familja, koha që kalon me djalin dhe të afërmit e tjerë janë prioritetet e tij këtë periudhë.

Ai rrëfeu gjithashtu për dasmën me nusen italiane, Monikën dhe për djali e tyre të vogël Bojken, që i ngjan shumë të dyve kur ishin të vegjël.

Ai tregoi përmes një videoje të martesës e cila u publikua për herë të parë ceremoninë e dasmës, momente intime familjare, madje zbuloi edhe anëtarët e tjerë të familjes Cana.

Loriku është vëllai i madh i dy motrave, Laura dhe Lea 15-­vjeçare.

Ai nuk la pa përmendur dhe njohjen me Monikën në një restorant në Itali dhe sesi një rastësi e bukur, solli në jetën e tij shpirtin binjak.

“E pashë rastësisht në një restorant në Romë, i lash numrin tim të telefonit kamerierit dhe ika, erdha në Shqipëri për t’u grumbulluar për ndeshje. Monika më dërgoi pas disa ditësh një mesazh ku me thoshte se këto mënyra kanë dalë nga moda, por mesa duket edhe pse jashtë mode mënyra ime funksionoi”, tregoi Cana.


Tags:
Lexuar 835 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?