Llogaria ime
AOL Portal Sport

Lipi zbulon: Nė janar isha i Milanit por...


Marçelo Lipi ka qenë shumë pranë marrjes së drejtimit të Milanit dhe këtë e ka zbuluar vetë, duke folur në një intervistë për të përditshmen “Corriere Fiorentino”.

“Po, në janar mund të merrja vendin e Mihajloviçit. Patëm kontakte me drejtuesit e Milanit dhe zhvillova një takim në shtëpinë time me gjithë stafin tim, duke u thënë që të qëndronin në gatishmëri”, rrëfen trajneri kampion bote me Italinë në vitin 2006.

“Megjithatë, më pas Milani fitoi 2-0 ndaj Fiorentinës dhe e nisi shumë mirë pjesën e dytë të sezonit, ndaj gjithçka u anulua. Galiani ka tentuar 3-4 herë të më marrë te Milani, por vetëm këtë vit i thashë se isha gati”.

Në Kinë për 60 mln Euro
Asnjë post drejtuesi te Milani dhe as te Federata Italiane e Futbollit; Marcello Lippi vendos të kthehet sërish në Kinë, gjithmonë te skuadra e Guangzhou. Ish-trajneri i Kombëtares Italiane, siç raporton “Corriere dello Sport”, është pranë marrëveshjes marramendëse me klubin kinez për 60 mln Euro për 3 vjet, duke u bërë kështu tekniku më i paguar në botë.

Me këtë kontratë, Lippi kalon edhe Pep Guardiolën te Man. City, i cili fiton 19 mln Euro. 68-vjeçari u largua nga stoli i Guangzhou në Shkurt të vitit 2015.

Dhë kështu tani Lipi bëhet gati për detyrën e re, larg Italisë:

“Është e vërtetë, po mendohem për kthimin në Kinë, sepse kanë ndryshuar gjërat dhe marrëveshja me Federatën Italiane nuk u realizua. Në Kinë ia kam kaluar shumë mirë dhe ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer”.


Tags:
Lexuar 228 here / Marre nga sportal.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?