Llogaria ime
AOL Portal Sport

Kukėsi dhe Skėnderbeu vazhdojnė 'galopin' drejt titullit


Njė gol i tė pėrhershmit Pero Pejic i ka dhėnė tre pikė mjaft tė rėndėsishme Kukėsit nė ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke vazhduar garėn pėr titull kampion.

Kroati shėnoi nė minutėn e 33 tė pjesės sė parė njė gol me vlerėn e tre pikėve nė kėtė ndeshje.

Pavarėsisht pėrpjekjeve tė vlonjatėve pėr tė shėnuar golin e barazimit, goli i shėnuar nga Pejic ishte i vetmi nė kėtė ndeshje.

Mė nė fund, Tirana ka arritur tė marrė pikė tė plota nė njė ndeshje tė Kategorisė Superiore. Pas 15 takimeve pa fitore, bardheblutė kanė arritur tė mposhtin Korabin 2-0 nė “Selman Stėrmasi”.

Ede dhe Taku ishin autorėt e dy golave tė Tiranės, ndėrsa pėr t’u theksuar ėshtė fakti se Korabi i vendit tė fundit e mbylli kėtė ndeshje me dy lojtarė mė pak, pasi Jubani dhe Mziu u ndėshkuan me karton tė kuq.

Po nė tė njėjtėn orė me dy takimet e tjera u zhvillua edhe ndeshja Vllaznia-Luftėtari, e cila dhuroi emocione tė shumta. Nė “Loro Boriēi” u shėnuan 4 gola, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll nė barazim 2-2.

Vendasit shėnuan tė parėt, por mė pranė fitores ishin gjirokastritėt, tė cilėt pėrmbysėn golin e shėnuar nga Bakaj me 11-metėrsh.

Boyom barazoi shifrat, ndėrsa Reginaldo kaloi nė avantazh Luftėtarin. Ishte minuta e tretė e shtesės dhe gjithēka dukej e mbyllur, por Shtubina shėnoi golin e barazimin, duke bėrė qė dy ekipet tė ndanin nga njė pikė.

Nė Durrės Skendėrbeu fitoi me rezultatin 0-1 me Teutėn sfidėn e mbrėmjes.

Goli pėr Korēarėt u shėnua nga Xhejms nė minutėn e 10.

Nga ana e saj Teuta e lujti pjesėn e dytė tė takimit me njė lojtarė mė pak pasi Musta u largua me tė kuqe nė minutėn e 46.

Me kėtė fitore Skėnderbeu i ofrohet kreut me njė pikė, ndėrsa Teuta duhet tė djersijė akoma pėr mbijetesen.

Kukėsi udhėheq renditjen e Kategorisė Superiore me 3 pikė mė shumė se Partizani dhe 1 nga Skėnderbeu.

Tags:
Lexuar 564 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?