Llogaria ime
AOL Portal Sport

Kreu i FFK paralajmėron qeverinė: Pa stadium mund tė na pėrjashtojnė nga FIFA dhe UEFA


Mungesa e njė stadiumi me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s mund ta penalizojė Federatėn e Futbollit tė Kosovės, duke ia rikthyer edhe njė herė nė tavolinė ēėshtjen nėse duhet apo jo qė Kosova tė jetė anėtare e dy organizatave mė tė rėndėsishme tė futbollit europian dhe botėror.

“Kėto organizma ta japin mundėsinė tė zhvillosh pėr njė vit, 4 apo 5 ndeshje jashtė territorit tė Kosovės. Gjithashtu tė sigurosh edhe njė stadium qė i pėrmbush kriteret.

Por nėse ne vazhdojmė kėshtu nė deri nė pafundėsi, atėherė mund tė shtohet edhe ēėshtja e rishikimit tė pranimit tonė”, ka thėnė Vokrri pėr “KALLXO.com”.

Anėtarėsimi i FFK-sė nė UEFA e FIFA nė maj tė kėtij viti konsiderohet si njė ndėr arritjet kryesore tė Kosovės gjatė 2016-s. Anėtarėsimi i mundėsoi ekipit pėrfaqėsues tė Kosovės nė futboll tė marrė pjesė nė kualifikueset pėr Botėrorin e vitit 2018, qė do tė zhvillohet nė Rusi. Por, nė mungesė tė njė stadiumi qė i pėrmbush kriteret, Kosova ėshtė detyruar qė ndeshjet vendase t’i luajė nė njė tjetėr shtet, nė Shqipėri.

Vokrri thotė se deklarata e tij nuk ėshtė presion, por ėshtė njė e vėrtetė qė mund tė ndodhė dhe qė, siē shprehet ai, do tė ishte normale.

“Nėse vazhdohet kėshtu, unė nuk shoh tjetėr epilog. Nuk ėshtė se dua tė bėj presion, por kjo ėshtė e vėrteta. Edhe ėshtė normale e logjike. Unė, si i pari i interesuar pėr kėtė ēėshtje, mendoj qė kjo ėshtė logjike dhe normale nėse tė pėrjashtojnė, sepse nuk i ke kushtet”, tha kreu i Federatės sė Futbollit tė Kosovės.

Ai ka bėrė gjithashtu apel, qė tė gjendet sa mė parė njė mėnyrė pėr ndėrtimin e njė stadiumi. “Unė bėj apel qė tė gjendet sa mė parė mėnyra pėr ndėrtimin e njė stadiumi, sepse njė shtet pa stadium nuk ėshtė shtet”, u shpreh Vokrri.

Ndėrtimi i njė stadiumi kombėtar nė Kosovė ka vite qė ėshtė premtuar. Vendimi pėr nisjen e ndėrtimit tė stadiumit dhe shpalljen e njė konkursi ndėrkombėtar ėshtė marrė nė mars tė 2014-s, nė kohėn kur kryeministėr ishte Hashim Thaēi, tashmė president i vendit. Por kėto procedura kishin ngelur thjesht nė letėr.

Nė anėn tjetėr, nė qershor tė kėtij viti, Ministria e Sportit sė bashku me komunėn e Prishtinės kishin nėnshkruar njė kontratė prej 3.8 milionė eurosh pėr rinovimin e stadiumit tė Prishtinės. Mirėpo edhe projekti i rinovimit tė tij ishte refuzuar nga zyrtarėt e UEFA-s.

Edhe gjatė vizitės qė bėnė zyrtarėt e UEFA-s nė Prishtinė gjatė muajit shtator, kėrkuan qė rinovimit tė stadiumit t’i shtohet edhe plotėsimi i disa kritereve tė tjera.

Tags:
Lexuar 1034 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?