Llogaria ime
AOL Portal Sport

Jonathan, njė kampion futbolli 'ndryshe' nė familjen Klinsman


Mjafton të përmendësh emrin Jurgen Klinsman dhe të gjithëve do t’u kujtohet menjëherë sulmuesi legjendar gjerman i viteve ’90.

Ai që mbi të gjitha ndihmoi Gjermaninë të fitonte si Kupën e Botës në vitin 1990, ashtu edhe Kampionatin Europian në vitin 1996.

Dhe me sa familja Klinsman nuk do ta humbë traditën e talentit në futboll.

Së fundmi dhjali i tij, Xhonatan, po vazhdon në gjurmët e babait në këtë sport duke filluar të fitojë trofe ndërkombëtarë që në moshën 19 vjeç.

Por e veçanta qëndron në faktin se ai nuk është sulmues, e për më tepër nuk përfaqëson as Gjermaninë.

Klinsman u martua me një ish-modele amerikane dhe u zhvendos në SHBA pasi mbylli karrierën si futbollist, duke rritur në Kaliforni dy fëmijët e tij, Xhonatan dhe Laila.

Xhonatan zbuloi se kishte talent në futboll, jo si sulmues, por si portier dhe ka arritur të shprehet në nivelet më të larta, aq sa është bërë pjesë e përfaqësueseve të moshave të SHBA-së.

Këtë javë, ai u bë pjesë e Kombëtares U-20 të SHBA që fitoi për herë të parë kampionatin e CONCACAF për këtë grupmmoshë, duke u shpallur edhe portieri më i mirë i turneut.

Ndaj parashikohet që në një periudhë jo shumë të largët, mbiemri Klinsman të fillojë të dëgjohet përsëri në stadiumet më me emër në botë, jo për golat e shënuar, por për ata të mohuar.


Tags:
Lexuar 386 here / Marre nga panorama.al


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?