Llogaria ime
AOL Portal
Sport

Hollandë, Feynordi shpallet kampion pas 18 vjetësh


Pas 18 vjetësh, Feyenoord fitoi titullin në Eredivisie duke festuar në mënyrë të jashtëzakonshme trofeun e 15-të kampion

Për këtë ditë të shumëpritur, tifozët Roterdamas kishin mbushur jo vetëm impiantin “De Kuip” por dhe zonën rreth stadiumit, me mijëra persona që qëndronin jashtë stadiumit duke festuar golat që dhanë titullin.

Në javën e fundit skuadra e Van Brockhorst mundi 3-1 Heracles në shtëpi duke ruajtur 1 pikë epërsi ndaj Ajaxit.

Dirk Kuyt ishte heroi i sfidës së fundit teksa shënoi një 3 golësh për Roterdamasit duke i udhëhequr drejt titullit .

Heracles në fund ju bashkua festës me këtë gol të jashtëzakonshëmm të Van Oijen duke mbyllur një ndeshje të jashtëzakonshme për Feyenoord që e dominoi të gjithë sezonin në Eredivisie duke kryesuar që në fillim të kampionatit e duke mos e lëshuar më vendin e parë në renditje.

Një titull i merituar për bardhekuqtë që janë dhe ekipi që ka realizuar më shumë në këtë kampionat, ndërsa Ajax pavarësisht fitores 3-1 në transfertë me Wilem Tilburg nuk arriti dot të parakalonte në renditje roterdamasit.

Tags:
Lexuar 2078 here / Marre nga Top-channel. Tv
2078
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI:


A mendoni se kampionatet duhen anulluar për këtë sezon?