Llogaria ime
AOL Portal Sport

Gjimshiti drejt rikthimit tek Atalanta


Njė sezon nė Serinė B me Avellino-n pėr t’u konfirmuar nė futbollin italian.

Njė shans i shfrytėzuar nga Berat Gjimshiti qė tė luante me vazhdimėsi, por mbi tė gjitha pėr tė bindur Atalantėn pėr potencialin e tij.

Pas paraqitjeve mjaft tė mira nė Serinė B, pėr mbrojtėsin kuqezi projektohet rikthimi nė elitėn e futbollit italian.

Drejtuesit e Atalantės u bindėn pėr forcėn e 24-vjeēarit dhe po planifikojnė ta rimarrin nė skuadėr pėr sezonin e ardhshėm, ku shpresojnė tė luajnė edhe nė Europė.

Konfirmimi erdhi nga trajneri i Avellino-s, Walter Novellino qė shprehu dėshirėn ta kishte mbrojtėsin nė dispozicion edhe pėr sezonin e ardhshėm, por theksoi se Gjimshiti do tė rikthehet te Atalanta qė zotėron edhe kartonin e lojtarit.

Djaloshi nga Lugina e Preshevės ka luajtur 33 nga 39 ndeshjet e kėtij sezoni nė Serinė B dhe ka qenė njė prej lojtarėve mė tė rėndėsishėm tė Avellino-s nė objektivin e skuadrės pėr tė arritur mbijetesėn.

Me rikthimin te Atalanta, Berat Gjimshiti duhet tė luftojė pėr tė siguruar besimin e trajnerit Gasperini, fillimisht pėr tė mbetur pjesė e grupit dhe mė pas pėr tė synuar hapėsira aktivizimi.

Gjatė sezonit tė kaluar, kur u transferua nė merkaton e Janarit nga Zurich-u, Gjimshiti luajti vetėm tre ndeshje pėr bergamaskėt nė Serinė A, tė gjitha nė fundin e sezonit kur skuadra nuk kishte mė objektiva.

Tags:
Lexuar 616 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?