Llogaria ime
AOL Portal Sport

Gareth Bale drejt United


Kur u transferua nga Totenhemi drejt Realit tė Madridit per 101 milion euro, Gareth Bale u shndėrrua nė lojtarin mė tė shtrenjtė tė tė gjitha kohėrave, vend qė e mbajti deri nė verėn e vitit tė kaluar, kur Paul Pogba u transferua per 110 milion euro nga Juventusi tek Manchester United.

E megjithatė, Bale ka mundėsinė qė tė rikthehet sėrish nė krye tė kėtij klasifikimi, tė paktėn nga ajo qė shkruajnė mediat sportive nė Angli dhe nė Spanjė.

Sipas tyre, Florentino Perez ėshtė lodhur nga dėmtimet e shpeshta tė uellsianit dhe nėse vjen oferta e duhur ėshtė i gatshėm qė ta transferojė atė.

Por cila ėshtė oferta e duhur? Daily Express thotė se bėhet fjalė pėr 110 milionė paund, qė Manchester United ėshtė i gatshėm pėr tė paguar pėr ta vendosur lojtarin nėn urdhrat e Jose Mourinhos.

Nė Spanjė thuhet se vetė Bale ka rėnė dakort, por me njė kusht; kualifikimin e Manchester United pėr nė Ligėn e Kampionėve.

Mundėsitė qė “Djajtė” ta bėjnė kėtė janė dy; duke u rėnditur tė katėrtit nė Premier Ligė, njė skenar i vėshtirė, ose duke fituar Ligėn e Europės, njė skenar mė i mundshėm, duke patur parasysh qė nė gjysmėfinalen e parė nė Spanjė me Celta Vigon, fituan minimalisht 1-0.

Tags:
Lexuar 655 here / Marre nga top-channel.tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?