Llogaria ime
AOL Portal Sport

Flakadanėt nė “Renzo Barberas”, mediat e huaja shėnjestrojnė shqipėrinė


Ndeshja historike mes Italisė dhe Shqipėrisė, e para zyrtare mes dy kombėtareve, u pėrfol nė mediat sportive botėrore mė shumė pėr ngjarjet e papėlqyeshme tė ndodhura nė shkallėt e “Renzo Barberas”, sesa pėr atė qė u shfaq nė fushė.

“Gigi Buffon feston me fitore ndeshjen e 1000-tė nė karrierė, por ndeshja u ndėrpre pėr 9 minuta pasi tifozėt shqiptarė hodhėn flakadanė nė fushė”, shkruan DailyMail nė seksionin e vet sportiv.

Corriere Dello Sport e nis me analizėn e ndeshjes dhe rastet pėr gol tė Shqipėrisė, qė i quan drithėruese.

Mė pas, e quan tė turpshme fėrshėllimėn e himnit shqiptar nga njė pjesė e tifozėve italianė qė ndodheshin nė stadiumin e Palermos e nė fund ndalet tek hedhja e flakadanėve nė fushė.

“Me nisjen e pjesės sė dytė, nė fushė hidhen flakadanė dhe sende tė tjera tė forta nga njė grusht tifozėsh shqiptarė. Nė minutėn e 57, gjyqtari vendos pezullimin e ndeshjes. Agolli dhe Hysaj provojnė tė qetėsojnė ata pak tifozė qė prishėn imazhin e 4-5 mijė tifozėve kuqezinj qė ndodheshin nė Renzo Barbera”, shkruan gazeta sportive italiane, qė kujdeset tė theksojė se skuadra e drejtuar nga De Biasi bėri njė paraqitje tė bukur pėrballė njė Italie qė nuk shkėlqeu.

Gazzetta dello Sport pasi pasqyron incidentet flet pėr mundėsitė qė Shqipėria tė ndėshkohet pėr to.

“Rrezikon nga njė gjobė e majme, e deri tek mundėsia e zhvillimit tė ndeshjeve pa tifozė”, shkruan ajo.

Edhe nė Spanjė, veē rezultatit, mediat janė ndaluar edhe tek trazirat. “As” e bėn mė tragjike kur shkruan: “Italia fiton mes kaosit”, ndėrsa “Marca” shkruan thjesht: “Flakadanėt ndėrpresin ndeshjen Itali-Shqipėri”.

Si gjithmonė kur flitet pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, njė pjesė e mediave serbe “me njė pikė ujė bėjnė not” dhe “Kurir” me tė madhe flet pėr “Huliganė shqiptarė qė ndėrpresin ndeshjen”.

Tags:
Lexuar 823 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?