Llogaria ime
AOL Portal Sport

Europa League, beteja vendimtare pėr gjysėmfinalet


Luhen sot nė mbrėmje ndeshjet e kthimit tė ēerekfinaleve tė Europa League.

Nė Turqi, Beshiktashi do tė presė Lionin, me skuadrėn franceze qė fitoi nė ndeshjen e parė 2-1.

Por, nė prag tė kėsaj sfide, tė dy klubet mėsuan edhe masat ndėshkuese nga ana e UEFA-s pėr dhunėn qė shfaqėn tifozėt e tyre nė ndeshjen e javės sė parė, duke bėrė qė ajo tė niste me 45 minuta vonesė.

Pasi shqyrtoi tė gjitha faktet, UEFA vendosi qė tė pėrjashtojė si Lionin ashtu dhe Beshiktashin nga aktivitetet evropiane sezonin e ardhshėm, si dhe i gjobiti me nga 100 mijė euro.

Pėrsa u pėrket ndeshjeve tė tjera, nė “Gelsenkirchen”, Schalke 04 do tė pėrballet me Ajax, me synimin qė tė pėrmbysė disavantazhin 0-2 tė ndeshjes sė parė nė Amsterdam.

Avantazhi i Schalke 04 ėshtė se nė fushėn e saj kjo skuadėr nuk ka pėsuar humbje dhe ka njė bilanc me 3 fitore dhe 2 barazime, ndėrkohė qė Ajaksi nė ndeshjet jashtė fushe ka 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.

Manchester United do tė luajė nė “Old Trafford” ndaj Anderlecht. “Djajtė e Kuq”, qė synojnė tė fitojnė trofeun e Europa League pėr herė tė parė nė historinė e tyre, vijnė nė kėtė ndeshje pas barazimit 1-1, gjė qė pėrbėn avantazh pėr ta.

Por, skuadra e Jose Mourinho favorizohet edhe nga statistikat, pasi i ka fituar tė 5 ndeshjet e luajtura deri tani nė fushėn e tij.

Nė Belgjikė, Genk do tė luajė ndaj Celta Vigo, me tė dyja skuadrat qė do tė kėrkojnė tė arrijnė nė gjysmėfinale tė kompeticionit pėr herė tė parė.

Celta ka fituar ndeshjen e parė 3-2, njė rezultat ky qė u jep spanjollėve njė lloj avantazhi, por jo sigurinė e plotė pėr kualifikimin.

Tags:
Lexuar 645 here / Marre nga Top-channel. Tv


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?