Llogaria ime
AOL Portal Sport

Dorėhiqet trajneri mė jetėgjatė nė drejtimin e njė skuadre


Për Portadown, klubin që militon në ligën më të lartë të futbollit në Irlandën e Veriut, sapo ka përfunduar një epokë.

Pas 29 vjetësh, Ronnie McFall, trajneri më jetëgjatë në drejtimin e një skuadre futbolli ka dhënë dorëheqjen. Fatal në vendimin e trajnerit 69-vjeçar ishte humbja në kupë ndaj Lurgan Celtic.

Pasi kishte fituar pothuajse gjithçka me Glentoran, Mcfall mbërriti në Portadown në 21 dhjetor 1986.

Në vitin e katërt të drejtimit arriti të fitonte titullin e parë historik kampion të ligës. Askush nuk besoi në atë kohë se ai titull i fituar nuk ishte thjesht një rastësi, por fillimi i një përralle të vërtetë.

Por, trajneri irlandezoverior arriti të fitonte edhe 3 tituj të tjerë kampionë, 2 kupa të ligës, një superkupë, 1 kampionat të kategorisë së dytë, një Gold Cup, 2 Ulster Cup, 3 Floodlit Cup, 6 MidUlster Cup, në total 20 trofe.

Tani, kandidati për pozicionit e trajnerit më jetëgjatë në drejtimin e një skuadre është Arsene Wenger te Arsenali, drejtimin e të cilit e ka marrë në vitin 1996.


Tags:
Lexuar 192 here / Marre nga


Besoni se shqiperia do te kualifikohet per Nation League?